Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pak ditë më parë, fillimisht të enjten e javës që lamë pas, në orën 21:00, në emisionin tim në “DREJT”, në ekranin e raditelevizionit "Ora News", e mandej edhe një ditë më pas, pikërisht të premten, më datë 26 prill, përmes një postimi në profilin tim në fb, ju rrëfeva për tridhjetedyvjeçarin nga Përrenjasi, Altin Belba, dhe hallin e tij të madh; sëmundjen me të cilën ai ka lindur dhe me të cilën bashkëjeton prej 32 vitesh (vuan nga një trombozë e venës portë (vena hepatike portale), dhe prej së cilës ai në shumë raste gjendet pranë vdekjes, pasi pëson hemorragji të rënda dhe përfundon në spital gjysmë i vdekur.
Ju rrëfeva edhe për faktin se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” si institucioni më i specializuar në vend, ndërhyrja në këtë venë është e pamundur të realizohet për një mori faktorësh, (shumica e tyre për arsye objektive) dhe që në kushtet e një vendi si Shqipëria janë të kuptueshme.
Pa dashur të ndalem në këtë anë të çështjes, pasi më e rëndësishmja tani për tani është t’i shpëtohet jeta Altinit, dua të nënvizoj faktin se ka qenë i menjëhershëm dhe mrekullisht mahnitës solidariteti njerëzor i ofruar nga qindra e qindra qytetarë në Shqipëri dhe nga shumë vende të botës ku ata jetojnë, të cilët më kanë shkruar e telefonuar menjëherë që atë çast dhe kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë për të mundësuar edhe financiarisht përballimin e kostove të ndërhyrjes kirurgjikale.
Nuk gjej fjalë për të shprehur mirënjohje dhe nderim për këtë përmasë hyjnore solidariteti dhe shpirtmirësie shqiptare, përkundër indiferencës së neveritshme të shumë funksionarëve të pushtetit, disa prej të cilëve u jam drejtuar edhe personalisht, duke marrë si përgjigje heshtjen e tyre.
Afërmendsh, unë nuk pres që disa këshilltarë trutharë të kenë aq ndjeshmëri sa këtë problem jetik për jetën e një qytetari krejt të panjohur dhe pa asnjë lidhje me pushtetin apo me njerëzit e politikës t’ia paraqesin Presidentit të Republikës apo Kryeministrit të vendit, sepse mbase për ta lufta për jetën përballë vdekjes e një qytetari të vendit të tyre nuk është në rendin e përparësive, (Kryetari i shtetit që për rastësi është edhe mjek e madje i profilizuar pikërisht për sëmundjet e asaj pjese të trupit të njeriut ku gjendet vena portë, ka qenë i zënë me një panair domatesh dhe trangujsh në Lushnjë e nuk ka se si vëmendja e tij të mbërrijë deri tek halle si halli i Altinit!), por mendova dhe besova se zonja ministre e Shëndetësisë apo ndonjë funksionar i asaj ministrie do ta merrte mundimin që më e pakta, të pyesë se si qëndron problemi i Altin Belbës dhe të përpiqej të shikonte se çfarë mundësish ka shteti shqiptar që t’ia shpëtojë jetën, siç edhe e ka për detyrë në fund të fundit.
Unë u njoha rastësisht me këtë djalë dhe po rastësisht e mësova hallin e madh që ai ka.
Altini nuk më kërkoi asgjë dhe nëse nuk do ta kisha pyetur unë, as që kishte për të ma thënë se sa pranë vdekjes është!
Sepse ai nuk di të lutet e as të rendë dyerve të pushtetit apo portave të partive për të kërkuar ndihmë.
Altin Belba nuk e ka zgjedhur sëmundjen. Sëmundja e ka zgjedhur atë, e përballë saj, ai është gjendur vetëm dhe i pafuqishëm, në pritje të fatit dhe nën peshën e ankthit të së panjohurës së njohur.
Shumë qytetarë më kanë sugjeruar që të mund të hapet një GoFundMe, një praktikë me të cilën nuk më është dhënë mundësia më parë që të merrem. (Mësova se është një platformë amerikane e financimit që u lejon njerëzve të mbledhin para për të përballuar shpenzime, ndër të tjera edhe si këto që i duhen Altinit për kostot e ndërhyrjes kirurgjikale).
Qëllimi im nuk qe ky në fakt, edhe pse përballë pamundësisë për rrugë të tjera shtetërore dhe institucionale, ajo mbetej zgjidhja e vetme.
Unë doja të vë në alarm shtetin për jetën e një qytetari që është në rrezik, i bindur se shteti e ka për detyrë t’ia shpëtojë jetën Altin Belbës.
Unë duke i dhënë zë hallit të madh të Altinit, nuk doja të shpërfaq shëmtinë e mosveprimit kriminal të institucioneve të sistemit, por doja vetëm t’u jap atyre një sinjal që të kryejnë detyrën dhe për t’i ndihmuar të mbërrijnë atje ku e kanë për detyrë të jenë, tek njeriu dhe në mbrojtje të jetës së tij.
Por, edhe pse për plot tri ditë askush nga shteti nuk reagoi, edhe pse heshtën e nuk m’u përgjigjën shumë prej ministrave, prej deputetëve e ca të tjerë si ata, jo të gjithë janë njësoj.
Mrekullisht u përgjigj vetëm një zonjë, doktoreshë Alma Cani. E vetmja dhe sa mirë që ky rast ma përveçoi doktoreshë Almën prej të tjerëve.
Ajo ka vetëm pak ditë që është emëruar drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
I zhgënjyer e vrarë prej heshtjes së të tjerëve, i shkruajta doktoreshë Almës. M’u përgjigj menjëherë. Më kontaktoi dhe u interesua për rastin e Altin Belbës. Pasi më dëgjoi me shumë mirësi, më kërkoi numrin e telefonit të tij dhe më tha se do ta kontaktojnë dhe se problemin do ta trajtojnë me shumë përgjegjësi.
Shumë i gëzuar që ia dola dhe që gjeta mbi të gjitha një njeri që më dëgjoi dhe jo vetëm më dëgjoi, por edhe që mori përsipër përgjegjësitë për t’i shpëtuar jetën Altinit (pse humbet kaq shumë njeriu ndër njerëzit e pushtetit?!), telefonova Altinin për t’i treguar se gjetëm dritë shprese në fundin e tunelit ku ai gjendet.
Mirëpo, Altini nuk më la mundësi që unë t’i jepja lajmin e shpresës. Pa më lënë të hap gojën, gjithë gëzim ai me tha:
-Sapo më mori në telefon dhe fola me drejtoreshën e QSUT-së, me doktoreshë Almën. Më tha që ditën e hënë (pra sot) do të të telefonojnë nga stafi im dhe do të vish në QSUT.
Me mrekulloi e gjitha sa më tha. Me ngazëllim të madh dhe mirënjohje pafund komunikova me drejtoreshën.
Nuk dija se si ta falënderoj. Nuk kisha fjalë. Ose kisha shumë fjalë, por më dukeshin pak, shumë pak për t’i dëshmuar mirënjohjen që ajo meriton.
Ndjeva se në anën tjetër të telefonit gjendej mirësia dhe fisnikëria e një zonje ku mjeku, ndjenja e shërbimit me përkushtim dhe përgjegjësia e përmbushjes së detyrës shtetërore e lartësojnë atë. Doktoreshë Alma në rastin e Altinit ia shpëtoi nderin shtetit.
Tani, mu në këto çaste që unë po shkruaj këto rradhë e po ju rrëfej për djalin që takohet me vdekjen, Altini është në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Është tek zonja Alma Cani.
Është në dorën e saj…
Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Skema e pensioneve, në vitin e dhjetë të zbatimit të saj, ...
Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferi...
Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e sotme pritet përkeqësim i kushteve atmosferike...
Ministria e Arsimit ka bërë me dije ditën e sotme se janë ...
Shoqëria moderne në ditët e sotme po përballet me shumë sf...
Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike ...
Për javën që presim, vendi ynë parashikohet të ndikohet ng...
Ditën e diel vendi ynë parashikohet të ndikohet nga ku...
Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushte...
Edhe këtë të Premte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga...
Vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme s...
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmos...
Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Moderatorja e njohur Sonila Meço, ka njoftuar mbrëmjen...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...