web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"A lihen fëmijët të shohin p*rno?"/ Gazetari "shpërthen" në emision ndaj çiftit të lezbikeve për filmat vizatimorë me personazhe LGBT+

10 Tetor 2022, 17:41, Sociale CNA

"A lihen fëmijët të shohin p*rno?"/ Gazetari

Prej kohësh lajmi se “Superman” do të jetë homoseksual, e tashme edhe një prej personazheve të filmit vizatimor më të dashur për fëmijët “Scooby-Doo”, Vilma do të jetë lezbike, ka bërë xhiron e rrjetit, duke hapur kështu fronte të reja debatesh mbi ato çfarë duhet apo nuk duhet të shohin fëmijët e vegjël.

Së fundmi në një debat televiziv, ka qënë gazetari Flavio Qarri, përballë dy zonjave të martuara Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, pjesë e komunitetit LGBT+, që nuk kanë dakortësuar mbi këtë “realitet të ri”, i cili është bërë pjesë e filmave vizatimorë për fëmijë.

Dy zonjat të cilat janë në një bashkëjetesë me njëra-tjetrën si dhe kanë dy fëmijë që prej kohësh kujdesen, kanë deklaruar se këto filma vizatimorë nuk përbëjnë asnjë problem për fëmijët, dhe se fëmijët e tyre nuk do t’i privonin për t’i parë. Në këtë pikë ka ndërhyrë Flavio Qarri, i cili e ka kundërshtuar këtë gjë, duke e cilësuar se fëmijët duhen edukuar mbi një bazë të shëndetshme dhe sipas tij kjo nuk ka lidhje me homofobinë.

Pjesë nga debati:

Çifti: Ato mund të shohin çfarëdolloj filmash të duan, siç kemi parë ne filma me dhunë dhe me heteroseksualë dhe jemi bërë homoseksualë. Do t’i lejojmë t’i shohin në çfarëdolloj moshe të duan ato.

Flavio: Po ‘h*rdc*re porno’ do i ilini fëmijët?

Çifti: Mos e banalizo. Për fëmijët e mi të kesh kujdes.

Flavio: Për mua figura lezbike është porno, për ty ‘h*rdc*re porno’ është okej?

Çifti: Të dija inteligjent Flavio.

Flavio: E para, ne jemi shoqëri tmerrësisht paragjykuese por vetëm ndaj homoseksualëve dhe LGBT-ve nuk jemi fare. S’ka pse të jemi. Homofobia dhe ruajtja e fëmijëve dhe edukimi i tyre nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.  E dyta, ne qenkemi shoqëri kaq homophobe por çuditërisht këta homoseksualët janë kudo nëpër organizata nëpër tv nëpër industri dhe nuk kanë asnjë problem. Në tv tonë ne e dimë që janë homoseksualë dhe askujt nuk i plas për jetën personale të tjetrit, ama nuk shoh romë nuk shoh persona me aftësi ndryshe, sa veta me sindromën doën kemi në punë? Sepse e dimë të gjithë që në shtet ka homoseksualë, patjetër që ka, kur flasim për paragjykime, kemi të bëjmë me komunitete të tjera që janë më të shumta në numër dhe nuk marrin asnjë lloj shërbimi.

Të pyetur nëse duhet t’ja shpjegojnë fëmijëve këto filma, përgjigjet e të ftuarve ishin:

Flavio: Një fëmije nuk i duhet sqaruar kjo gjëja. Shpresa është që të mos e shikojë. Ai prind dhe ai fëmijë duhet të edukohen mbi bazën e një edukate shëndetësore, edukae psikologjike dhe tradite të asaj familje mbi modelin e çfarë është normale dhe çfarë jo.

Çifti: E vetmja mënyrë që t’ja shpjegosh fëmijës është që ky djali dashuron këtë djalin tjetër, është shumë e thjeshtë. Filmat me personazhe LGBTQ ndihmojnë fëmijët të mos ndihen vetëm, e po ashtu ndihmon të rriturit që të kuptojnë dhe të mbështesin ata.

Flavio: Si është një fëmijë LGBTQ, si mund të jetë një 6-vjeçar objekt seksual?

Çifti: Nuk po thotë njeri që fëmijët janë objekt seksual, por ata kanë pëlqime ndaj njëri tjetrit, ndaj një vajze ndaj një djali dhe ti e konfirmon këtë.

Flavio: Jo. Kanë ndjenja thellësisht a-seksuale. Seksualizimi i tyre është përgjegjësi e të tjerëve dhe i dëmton ata më shumë se çdo gjë tjetër. Tmerri më i madh është që fëmijët më të vegjël kanë probleme me atë që është dallimi mes çfarë është e mirë dhe e keqe, e duhur dhe e paduhur për ta.

Çifti: Një çift vajzash në një karton mes mijëra kartonëve çfarë tregon?

Flavio: Agjenda LGBT fatkeqësisht një kapacitet të madh për të propaganduar. Ka edhe financat.

Çifti: Gabohesh.

Flavio: Me çfarë merreni ju? Cila është puna juaj?

Çifti: Punojmë për organizatën Pro Lgbt.

Flavio: Pra paguheni për atë organizatë për atë axhendë?

Çifti: Absolutisht.

Më tej gjatë debatit, Flavio u shpreh se çifti paguhet nga organizatat LGBT dhe kjo është dhe arsyeja përse ato i mbrojnë këto "zhvillime"./CNA.al





Lajmet e fundit nga