Gëzim Topçiu rrëfen Maliqin e transformuar/ Investime, histori dhe vizioni për një bashki turistike
CNA TV udhëton këtë herë drejt Bashkisë së Maliqit, një te...
CNA TV udhëton këtë herë drejt Bashkisë së Maliqit, një te...

Frutat e pyllit janë një thesar i natyrës për shëndetin tonë. Ato jo vetëm që janë shumë të shijshme, por janë të pasura me lëndët ushqyese më të rëndësishme për organizmin tonë. Në këtë artikull, AgroWeb.org ju njeh me 11 arsyet pse duhet t’i përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj të përditshme.
1. Plot me antioksidantë
Frutat e pyllit përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në kontrollin e radikaleve të lira. Këto të fundit, edhe pse të dobishme në sasi të vogla, mund të dëmtojnë qelizat tona kur prania e tyre është shumë e lartë, duke shkaktuar tek ato stres oksidativ. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet.
2. Mund të ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak dhe reagimin ndaj insulinës
Studimet tregojnë se frutat e pyllit mund të mbrojnë qelizat tuaja nga nivelet e larta të sheqerit në gjak, të ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe të reduktojnë nivelet e sheqerit në gjak dhe përgjigjen e insulinës ndaj një vakti plot me karbohidrate.
3. Të pasura me fibra
Frutat e pyllit janë një burim i shkëlqyer fibrash. Studimet tregojnë se konsumi i fibrave ngadalëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tuaj tretës, duke zvogëluar urinë dhe duke rritur ndjesinë e ngopjes.
4. Plot me lëndë ushqyese
Ato përmbajnë shumë pak kalori dhe janë shumë ushqyese. Përveç faktit që përmbajnë sasi të larta antioksidantësh, ato gjithashtu janë plot e përplot me vitamina dhe minerale.
Frutat e pyllit, veçanërisht luleshtrydhet, janë të pasura në Vitaminë C. Për të qenë më të saktë, 150g luleshtrydhe përmbajnë 150% të dozës së nevojshme ditore për këtë vitaminë.
5. Antiinflamatore
Frutat e pyllit kanë veti antiinflamatore të forta. Në përgjithësi inflamacioni është mënyra me të cilën trupi juaj u përgjigjet infeksioneve apo dëmtimeve të tjera, por me ritmin e jetesës së sotme inflamacioni është pothuajse gjithmonë i pranishëm si pasojë e stresit, mungesës së aktivitetit fizik, kequshqyerjes, etj. Për këtë arsye, këto fruta të mrekullueshme janë të domosdoshme në regjimin tuaj.
6. Mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit
Frutat e pyllit janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Studimet tregojnë se mjedra dhe boronica ndihmojnë në uljen e kolesterolit te njerëzit mbipeshë ose me sindromë metabolike. Përveç kësaj, ato kanë efekt parandalues në oksidimin apo dëmtimin e kolesterolit të keq (LDL), i cili është një ndër faktorët e sëmundjeve të zemrës.
7. Të mira për shëndetin e lëkurës
Frutat e pyllit mund të ndihmojnë në reduktimin ose parandalimin e formimit të rrudhave të lëkurës. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve mbajtjen nën kontroll radikalet e lira si dhe bllokon prodhimin e enzimave të cilat zbërthejnë kolagjenin, i cili është përgjegjës për strukturën dhe elasticitetin e lëkurës.
8. Mund të kenë veti antikancerogjene
Disa antioksidantë te frutat e pyllit, duke përfshirë anticianinat, acidin ellagjik dhe rezveratrolin, mund të reduktojnë rrezikun ndaj kancerit. Studimet tregojnë se frutat e pyllit mund të mbrojnë specifikisht kundër kancerit të ezofagut, gojës, gjirit dhe zorrëve.
9. Mund të shijohen në pothuajse të gjitha llojet e dietave
Frutat e pyllit mund të përfshihen në shumë lloje të dietave. Ato janë perfekte edhe për njerëzit që po mundohen të humbasin peshë si pasojë e kalorive të ulëta që përmbajnë.
Njerëzit që duhet ta shmangin përdorimin e tyre janë ata të cilët nuk duhet të konsumojnë fibra si pasojë e problemeve me tretjen ose ata që janë alergjikë kundrejt tyre. Alergjitë më të zakonshme janë ato ndaj luleshtrydheve.
10. Mund të mbajnë arteriet tuaja të shëndetshme
Frutat e pyllit kanë treguar se përmirësojnë ndjeshëm funksionin endotelial te njerëzit e shëndetshëm, individët me sindromë metabolike dhe duhanpirësit. Ato ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut, parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe kryejnë funksione të tjera të rëndësishme.
11. Mund të shijohen në të gjitha mënyrat
Frutat e pyllit janë padyshim shumë të shijshme. Ato mund të konsumohen si frut ose në receta ëmbëlsirash të shkëlqyeshme, ku mund të eksperimentoni edhe me miksimin e llojeve të ndryshme. Megjithëse janë natyralisht të ëmbla dhe nuk kërkojnë ëmbëlsues shtesë, nëse i shtoni pak pana të rrahur mund t’i shndërroni ato në një ëmbëlsirë elegante.
Për mëngjes, mund t’i shoqëroni me pak kos dele, djathë nape ose gjizë dhe t’i shtoni arra të thërmuara.
Ato shkojnë më së miri me sallatërat e ndryshme, lëngjet e freskëta, etj./AgroWeb.org
Pjesa më delikate e njëkoësisht më e ekspozuar e trupit. S...
Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, ...
Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhap...
Kur njeriu ushqehet, në gjakun e tij rritet niveli i n...
Ekspertët janë të mendimit se suplementet e vajit të peshk...
Rastet e reja me kancer tek të rinjtë janë rritur ndje...
Sytë janë më shumë se dritarja e shpirtit. Ato janë gjitha...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po paralajmë...
Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për sh...
Nëse përjetoni dhimbje kronike, e dini se ajo mund të ketë...
Pyetjes për grupin e gjakut, duhet të dijë t'i japë përgji...
Qumështi dhe ushqime të tjera të pasura me kalcium janë zg...
Problemi që ngrihet në këtë artikull është pagesat që dety...
Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mi...
Alergjitë stinore, ashtu si edhe alergjitë e tjera zhvillo...
Një shprehje e përhapur thotë se “kur jeta të jep limonë, ...
Njerëzit në përgjithësi e shtyjnë vizitën tek dentisti sa ...
Thuhet se filmi i vitit 2011, i titulluar “I Limitless”, n...
Tensioni i ulët i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore...
Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë za...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...