Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Përse shëndoshemi? Kjo është një nga ato pyetjet “ekzistenciale” që të gjithë ne, të paktën një herë në jetë, i kemi bërë vetes.
Faji pothuajse gjithmonë i atribuohet një metabolizmi të ngadaltë dhe joefikas, por a është e vërtetë kjo? AgroWeb.org ju fton ta zbuloni më poshtë.
Për ta thënë në një mënyrë më “popullore”, por edhe më pak korrekte, mund t’i referohemi metabolizmit si ” aftësia e një individi për të djegur kalori”.
Shpesh kemi dëgjuar se metabolizmi nuk mund të ndryshohet apo se është i ngadaltë prandaj edhe shtoni peshë, apo se ata me metabolizëm të shpejtë mund të konsumojnë çfarë të duan etj. Mirëpo cilat janë të vërteta dhe cilat janë mite?
Ekspertët e shëndetit thonë se në përgjithësi është e mundur të modifikohet metabolizmi. Për të arritur këtë qëllim është e rëndësishme të kryeni aktivitet fizik, sepse sa më shumë të lëvizni, aq më shumë kalori digjni. E kjo fillon që nga sjelljet rutinë të ditës, ku në vend të parkoni sa më afër makinën provoni të bëni të kundërtën, e në vend të ashensorit të ngjisni shkallët. Lista është e gjatë!
Është e mundur që të ketë një komponent gjenetik ose një zakon jetësor të pafavorshëm që bën të fitoni apo të mos humbisni dot peshë. Shpesh kjo lidhet me faktin se të gjithë komponentët që përbëjnë metabolizmin nuk janë optimalë por jo sepse ekziston një metabolizëm i ngadaltë. Nëse qëllimi juaj është dobësimi, është mirë t’u jepet përparësi stërvitjeve që stimulojnë rritjen e muskujve, e duke praktikuar edhe ato aktivitete që rrisin fuqinë aerobike si vrapi, noti, çiklizmi etj.
Ushqimet që janë shumë të përpunuara, megjithëse mund të na ngopin për sa i përket kalorive po aq sa frutat dhe perimet, nuk mund të plotësojnë nevojat tona metabolike. Prandaj, edhe nëse stërviteni apo jo, është e rëndësishme të konsumoni sa më shumë ushqime të shëndetshme dhe sa më pak ushqime që klasifikohen si të pashëndetshme.
“Jo”, është përgjigja kategorike e dietologëve të cilëve AgroWeb.org iu referohet. Megjithatë, ka disa erëza që ndihmojnë metabolizmin në një mënyrë shumë të gjerë, të tilla si speci djegës, piperi apo xhenxhefil.
Kjo ndodh sepse me kalimin e moshës zvogëlohet masa e muskujve, motori i vërtetë i një metabolizmi të lartë dhe efikas. Me kalimin e moshës, ka një rënie progresive të masës muskulore, kështu që metabolizmi në mënyrë të pashmangshme ulet.
Nëse dieta që po ndiqni është shumë kufizuese, e pabalancuar ose e mangët në një ose më shumë makronutrientë, do të përjetoni humbje të shpejtë të peshës. Por dietat drastike, përveç që rezultojnë të pasuksesshme në plan afatgjatë, kontribuojnë edhe në ngadalësimin e metabolizmit.
Mëngjesi është padyshim një nga vaktet më të rëndësishme të ditës! Në fakt, trupi ynë e interpreton gjumin e natës si një gjendje privimi nga ushqimi dhe për këtë arsye është e rëndësishme ta furnizojmë atë siç duhet. Shmangia e mëngjesit mund t’ju ekspozojë ndaj urisë së shtuar gjatë ditës, lodhjes dhe uljes së përqendrimit, por jo në uljen e metabolizmit. Megjithatë, nuk ka asnjë rregull që vlen gjithmonë dhe për të gjithë: sekreti është të dëgjojmë nevojat reale të trupit tonë.
Për disa njerëz kjo mënyrë mund të ndihmojë, por për ata që kanë bërë shumë dieta në jetën e tyre, jo. Kjo mënyrë mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për të parandaluar sulmet e urisë dhe për të shmangur oreksin e tepruar. E nëse doni të humbni peshë, është e rëndësishme që të krijoni një deficit kalorish, të cilin e përftoni vetëm kur kaloritë e fituara janë më të ulëta se ato të djegura. Të ngrënit në mënyrë korrekte dhe stërvitja e vazhdueshme, duke ndjekur programin e duhur, janë të vetmet strategji që mund të zbatohen për të rritur metabolizmin./ AgroWeb
Studimi i ri i botuar në "Neurology online" thekson lidhje...
Kripa është një përbërës thelbësor në kuzhinën tonë, p...
Përse shëndoshemi? Kjo është një nga ato pyetjet “ekzi...
Trakti gastrointestinal apo sistemi stretës është thelbëso...
Ekzema është një nga sëmundjet më të përhapura të lëku...
Botox, një trajtim kozmetik i njohur për zvogëlimin e rrud...
Sapunët industrial dhe produkte të tjera të bukurisë e...
Hulumtimi global i Fondacionit të Paketimit të Ushqimi...
Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për die...
Një arsye tjetër serioze për të reduktuar kripën ka të bëj...
Fatkeqësisht shëndeti i tepërt te barku nuk është vetë...
Tiroidja është një komponent thelbësor i mirëqenies së...
Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë identifikua...
Miliona njerëz të moshës së mesme janë bërë gabimisht ...
Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë sh...
Të gjithë përjetojmë një shqetësim në stomak në një mo...
Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke fjet...
Një lloj dhimbjeje, e cila shfaqet edhe gjatë pirjes së lë...
Ushqyerja, kremrat kundër diellit dhe stili i jetesës ...
Ekspertët inkurajojnë përfshirjen e arrave braziliane në d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...