Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve në mbarë botën. Në nivel global rreth 17,3 milionë njerëz vdesin prej tyre çdo vit. Vlerësohet se ky numër mund të shkojë në 23,6 milionë deri në 2030.
Megjithëse numri i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje, në të njëjtën kohë vdekshmëria nga infarkti, pra numri relativ i vdekjeve, është ulur ndjeshëm falë masave parandaluese dhe përmirësimit të kujdesit akut mjekësor. Dhe ky zhvillim pozitiv ka të ngjarë të rritet më tej në të ardhmen falë inteligjencës artificiale.
Sepse fuqia e IA qëndron në aftësinë për të njohur rreziqet e mundshme në kohën e duhur. Nga tërësia e vlerave të testimit AI mund të filtrojë disa modele ose parregullsi, që as stafi specialist më i trajnuar nuk do të mund t'i gjente aq shpejt.
Në të ardhmen teknologjia AI mund të shpëtojë për shembull jetën e mijëra pacientëve me dhimbje gjoksi, tek të cilët rreziku i një ataku kardiak nuk identifikohet përmes skanimit tomografik kompjuterik. Sepse ngushtimet shumë të vogla në arteriet koronare shpesh nuk shihen. Në rast inflamacioni ato mund të çahen dhe të bllokojnë arteriet duke çuar në një atak kardiak. Deri vonë ishte e mundur që këta pacientë me rrezik të lartë të identifikoheshin paraprakisht.
Këto instrumente të IA të zhvilluar nga studiues nga Oksfordi mund të zbulojnë anomali të tilla edhe te pacientët pa ngushtime të konsiderueshme të arterieve koronare dhe të parashikojnë rrezikun, nëse një pacient me dhimbje gjoksi do të pësojë një atak në zemër në dhjetë vitet e ardhshme. Kjo del nga një studim i financuar nga Fondacioni Britanik për Zemrën, që u prezantua në Scientific Sessions der American Heart Association në Filadelfia.
Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar rreth 350,000 persona i nënshtrohen një skanimi CT të zemrës çdo vit. Një ekzaminim i tillë konsiderohet si një test standard për zbulimin e ngushtimeve apo bllokimeve të arterieve koronare.
Ekipi, i udhëhequr nga Profesor Charalambos Antoniades Radcliffe Department of Medicine në Universitetin e Oksfordit analizoi për këtë studimi të dhënat e më shumë se 40,000 personave, që i ishin nënshtruar ekzaminimeve CT në zemër në tetë spitale britanike.
Në rreth tre të katërtat e rasteve nuk kishte shenja të qarta të ngushtimit të ndjeshëm të arterieve koronare. Pacientët u liruan dhe nuk u trajtuan më tej. Megjithatë analiza e të dhënave tregoi se nuk janë të rrezikuar vetëm pacientët me ngushtim të ndjeshëm të arterieve koronare. Të dhënat tregojnë se dy herë më shumë pacientë pa ngushtime të theksuara pësuan infarkt dhe ndërruan jetë nga pushimi i zemrës.
Ata nuk u konsideruan si pacientë me rrezik të lartë, sepse nuk ishin nxjerrë në pah indiciet më të vogla. Atë që njeriu nuk arrin ta dallojë, e bën të dukshme AI. Programi iIA i zhvilluar nga studiuesit e Oksfordit ekzaminon ndryshimet e yndyrës rreth arterieve të inflamuara dhe llogarit kështu rrezikun aktual. Sepse ndryshime të tilla tregojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut të një ataku kardiak.
Me këtë projekt pilot të parin në botë ekipi i mjekëve vlerësoi përmes AI rrezikun për 744 pacientë. Me ndihmën e këtij projekti mjekët ndryshuan planin e trajtimit në 45 për qind të rasteve. Sipas studimit futja e kësaj teknologjie çoi në mbi 20 për qind më pak atake kardiake dhe 8 për qind më pak vdekje dhe goditje në tru në mesin e atyre, që iu nënshtruan testit.

"Shumë njerëz vdesin çdo vit pa qenë nevoja nga një atak kardiak. Është shumë e rëndësishme që të përdorim potencialin e inteligjencës artificiale për të drejtuar trajtimin e pacientit", thotë udhëheqësi i studimit Charalambos Antoniades.
Ky është vetëm një shembull, se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, që trajtimet shpesh të fillojnë shumë më herët. Kështë mund të shpëtohen jetë, kursehet shumë kohë dhe shumë para. Në mesin e vitit 2023 për shembull, kardiologët britanikë zhvilluan me inteligjencën artifilale një „Decision-Support System", që mund të përshpejtojë përcaktimin e diagnozës së një ataku kardiak në dhomën e ndihmës së shpejtë.
Kjo mënyrë përcakton shumë më shpejt se metodat e mëparshme nivelin e troponinës në gjak. Proteina troponin lirohet nga dekompozimi i qelizave të muskujve të zemrës dhe luan një rol qendror në diagnostikimin e atakut kardiak. Deri tani pacientët janë dërguar shpesh në spital ose është dashur të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë nën vëzhgim, derisa të përcaktohej niveli i troponinës, edhe pse nuk kishin pësuar atak në zemër. IA mund të kursejë shumë kohë, si dhe shumë kosto të panevojshme.
Identifikimi i rreziqeve të mundshme nga Inteligjenca artificiale është jo vetëm më i shpejtë, por ndonjëherë edhe më i sigurtë se nga njerëzit. Po ashtu në mesin e vitit 2023 studiuesit amerikanë prezantuan një inteligjencë artificiale, që kërkon modele të dyshimta në kurbën e EKG-së dhe zbulon mbylljet e rrezikshme të arterieve koronare shumë më saktë se edhe kardiologët me përvojë.
Nëse rreziku njihet më herët falë IA, edhe rreziqet reduktohen. Shumë kohë përpara se të ndodhë një bllokim i rrezikshëm, pacientit mund t'i vendosen në një procedurë rutinë të ashtuquajturat stenta, relativisht të padëmshme. Stenta është si një tub i vogël prej metali ose plastike, që i vendosur në zonën e ngushtuar me anë të një kateteri, e mban enën përgjithmonë të hapur duke parandaluar ngushtimin. Rreziku i një ataku në zemër neutralizohet./ DW
Në praktikën time mjekësore kam vënë re që prindërit tremb...
Kina, Danimarka, Franca dhe Holanda kanë raportuar së fund...
Në Shqipëri sëmundja e HIV AIDS-it preku këtë vit 113 pers...
Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it, minist...
Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm në mes...
Prej disa muajsh medikamenti Ozempic ka qenë një ndër ...
Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi dhe si...
Njerëzit e lindur në vitet 1990 kanë një përkeqësim të...
Injektimi i qelizave yndyrore në lëkurën e kokës mund ...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 50% ...
Një e treta e njerëzve në 14 vende të Ballkanit Perënd...
Ethet janë një rritje e temperaturës së trupit mbi normale...
Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të n...
Afrimi i festave dhe mbledhjeve familjare apo me miq n...
Teksa ndodhemi në sezonin e virozave dhe dimri po trok...
Ankesat më të shpeshta që dëgjoj lidhen me simptoma të til...
Komunikoj hera-herës me miq e me pacientë, që janë të mera...
Duket se vjeshta po kalon, ndërsa në prag është dimri, i c...
Kanceri i pankreasit është shkaku i katërt kryesor i vdekj...
Njerëzit që ndiejnë marrje mendsh kur ngrihen nga një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...