Studimi: Vitamina D dhe kalciumi nuk e përmirësojnë shëndetin e kockave
Një analizë e re shkencore ka vënë në pikëpyetje efektivit...

Temperaturat ekstreme nuk dëmtojnë vetëm organizmin, por mund të shkaktojnë edhe probleme të shëndetit mendor, duke rritur irritimin, ankthin dhe madje edhe sjelljet agresive. Me valët e të nxehtit që po prekin gjithnjë e më shumë Europën, ekspertët paralajmërojnë se ndikimi i tyre nuk është i njëjtë për të gjithë.
Psikologia klinike Susan Albers nga Cleveland Clinic tha për Euronews se studimet tregojnë se në ditët më të nxehta rriten rastet e agresivitetit, zemërimit në trafik, dhunës dhe vizitave në urgjencë për probleme të shëndetit mendor.
Sipas saj, temperaturat e larta e vendosin trurin nën stres, pasi ai duhet të punojë më shumë për të mbajtur trupin të freskët. Kjo lë më pak energji për të kontrolluar emocionet dhe për të ruajtur qetësinë. Ekspertët theksojnë se dehidratimi e përkeqëson situatën. Edhe mungesa e lehtë e lëngjeve mund të ndikojë në zonat e trurit që kontrollojnë vëmendjen, vendimmarrjen dhe emocionet, duke shkaktuar konfuzion, ankth dhe nervozizëm.
Për të shmangur këto pasoja, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon konsumimin e të paktën 2–3 litrave ujë në ditë, si dhe ftohjen e trupit me pije të freskëta ose kompresa të ftohta në qafë, kyçe dhe këmbë. Një tjetër problem gjatë valëve të të nxehtit janë netët tropikale, kur temperatura nuk zbret nën 20 gradë Celsius. Kjo pengon organizmin të rikuperohet gjatë natës dhe ndikon në cilësinë e gjumit.
Sipas ekspertëve, mungesa e gjumit e bën njeriun më të ndjeshëm emocionalisht, më të paduruar dhe më pak të aftë për të përballuar stresin e përditshëm. Personat që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor janë edhe më të rrezikuar. Hulumtimet tregojnë se temperaturat e larta mund të përkeqësojnë ankthin, depresionin, simptomat e skizofrenisë, si dhe të rrisin rrezikun për sjellje vetëvrasëse.
Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se disa medikamente, përfshirë antidepresivët, stimuluesit, antihistaminikët dhe barnat për tensionin e gjakut, mund ta bëjnë më të vështirë për trupin të rregullojë temperaturën ose të rrisin rrezikun e dehidratimit gjatë ditëve me vapë. /CNA
Një analizë e re shkencore ka vënë në pikëpyetje efektivit...
Një studim i ri i realizuar nga Penn State College of Medi...
Freskues, i ëmbël dhe plot me lëndë ushqyese, ky frut nuk ...
Rezultatet e një studimi ndërkombëtar, i cili tregon se nj...
Të gjithë kemi një rutinë bazë të kujdesit për lëkurën, qo...
Ndërsa temperaturat rriten, rëndësia e ruajtjes së hidrati...
Burrat që konsumojnë më shumë kripë kanë tendencë të përje...
Një studim i publikuar në vitin 2022 ka zbuluar një lidhje...
Mjalti është një substancë natyrale që kombinohet për të k...
Kombinimi i vajit të ullirit dhe lëngut të limonit konside...
Një studim i gjerë mbi jetëgjatësinë në Kinë sugjeron se g...
Një mollë në ditë mund të mos e mbajë larg mjekun, por mun...
Uji me limon është një pije freskuese dhe me pak kalori, e...
Kur ndiheni të uritur midis vakteve, kokoshkat mund të jen...
Kur stresi në punë bëhet i vazhdueshëm, këshillat më të za...
Shpërthimi i virusit të Andeve në anijen turistike MV Hond...
Lëngu i domates është jashtëzakonisht i dobishëm për shënd...
Një studim i ri ka ngritur shqetësime mbi efektet afatgjat...
Mbajtja e peshës së humbur mbetet një nga sfidat më të mëd...
Studimet sugjerojnë që përdorimi i lëkurës së agrumeve mun...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...