E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Dremitjet e rregullta dhe të shkurtra gjatë ditës, e mbajnë trurin tonë të ri duke ruajtur volumin, një cilësi kjo e lidhur me funksione të shëndetshme të aftësive njohëse, dhe me një rrezik më të ulët të prekjes nga demenca dhe sëmundje të tjera.
Shkencëtarët nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Uruguai analizuan të dhënat nga 378.932 njerëz të moshës 40-69 vjeç për të parë sesi ndryshojnë ata që janë gjenetikisht të “programuar” për të fjetur rregullisht gjatë ditës, në krahasim me atë që nuk kishin gjene të tilla.
Ata zbuluan se njerëzit që dremisnin më shpesh gjatë ditës kishin një tru më të madh, ekuivalent me ata që ishin 2.6-6.5 vjet më të rinj.
“Studimi ynë tregoi ekzistencën e një lidhje shkakësore midis dremitjes së zakonshme dhe vëllimit total trurit”-thotë autorja kryesore e studimit Valentina Paz, neuroshkencëtare në Kolegjin Universitar të Londrës (UCL).
Hulumtimet e mëparshme mbi të rriturit mbi moshën 65 vjeç sugjerojnë se dremitja gjatë ditës përmirëson njohjen afatshkurtër, me dremitësit që i tejkalojnë jo-dremitësit në testet e aftësive njohëse. Studimi i ri nuk regjistroi kohëzgjatjen e gjumit, por studimet e mëparshme sugjerojnë se dremitjet nën 30 minuta janë më të dobishmet, pasi kanë më pak gjasa të ndikojnë në cilësinë e gjumit të natës.
Dremitja ka fituar një vëmendje pozitive dhe negative kohët e fundit, dhe pyetja nëse fjetja e rregullt gjatë drekës, është një çështje komplekse. Koha e reagimit dhe kujtesa zbehen më së shumti gjatë plakjes, dhe dëmtimi i aftësive njohëse është i zakonshëm tek të moshuarit.
Prandaj Paz dhe kolegët e saj, thonë se është i rëndësishëm identifikimi i faktorëve të rrezikut të modifikueshëm si modelet e gjumit.
“Lidhja midis gjumit dhe vëllimit të trurit nuk është aq e dukshme . Edhe pse gati 1/3 e të rriturve më të moshuar flenë gjumë gjatë drekës, dhe reduktimet në vëllimin e trurit janë më të zakonshme tek kjo grup-moshë”- shkruajnë autorët e studimit në artikullin prezantues.
Një nga autorët e punimit, drejtoi një studim të mëparshëm që përdori të dhëna e Biobank në Britaninë e Madhe mbi dremitjen e vetë-raportuar, për të identifikuar variantet gjenetike që ndikojnë në prirjen tonë për të fjetur. Sensorët e vendosur në kyçin e dorës, regjistronin matjet e aktivitetit fizik për të verifikuar të dhënat e vetë-raportuara.
Ndërkohë hulumtimi i ri analizoi shëndetin dhe rezultatet e aftësive njohëse për individët që i mbartin këto variante gjenetike, si dhe disa nëngrupe. Por më e rëndësishmja:të dhënat u rregulluan për të shmangur paragjykimet e mundshme.
Të dhënat gjenetike dhe skanimet e trurit ishin të disponueshme për 35.080 individë. Ndaj studiuesit analizuan vëllimin e trurit dhe 92 seksione të ADN-së, që kanë qenë të lidhura me prirjen për dremitje të rregullta gjatë ditës, dhe kryen një analizë duke përdorur mesatarizimin Mendelian.
Kjo qasje mund të ndihmojë në orientimin e vendimeve mjekësore, të shëndetit publik dhe gjenetik duke identifikuar gjenet që tashmë dihet se kanë një efekt shëndetësor, duke i lejuar studiuesit të identifikojnë efekte të tjera që mund të jenë me ndikim në studimet vëzhguese.
Në vetëraportimet e tyre, 57 për qind kishin thënë se nuk kishin fjetur “kurrë” ose “rrallë” gjatë ditës, ndërsa 38 për qind thanë se e bënin këtë “ndonjëherë” ndërsa 5 për qind e bënin “zakonisht”. Analizat sipas sistemit Mendelian, zbuluan se njerëzit që ishin të predispozuar për të dremitur kishin trurin “më të ri” kur bëhej fjalë për vëllimin e trurit si masë e moshës.
Ai ishte mesatarisht 15.8 centimetra kub më i madh, dhe diferenca mesatare e vlerësuar në vëllimin e trurit ishte ekuivalente me 2.6 dhe 6.5 vjet plakje.
“Për disa njerëz, dremitjet e shkurtra gjatë ditës mund të jenë një pjesë e enigmës që mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit teksa plakemi”- thotë autorja e vjetër e studimit, Viktoria Garfilld, epidemiologe gjenetike në UCL.
Natyrisht, vëllimi i përgjithshëm i trurit është vetëm një lidhje. Dhe studiuesit thonë se ata nuk gjetën çuditërisht asnjë ndryshim midis dremitjes dhe jo-dremitjes në 3 parametra të tjerë:vëllimin e hipokampusit (një zonë e trurit jetike për formimin e kujtesës), kohën e reagimit apo përpunimin vizual.
“Edhe pse ky studim ka disa kufizime, ai është interesant sepse shton të dhënat që tregojnë se gjumi është i rëndësishëm për shëndetin e trurit”- thotë neuroshkencëtarja Tara Spirs-Xhons nga Universiteti i Edinburgut, e cila nuk ishte e përfshirë në hulumtim.
Autorët e pranojnë se të gjithë pjesëmarrësit ishin me prejardhje evropiane dhe të bardhë, gjë që kufizoi përgjithësimin e gjetjeve të studimit. Ata sugjerojnë që studimet e ardhshme të shqyrtojnë edhe grupmoshat e tjera, duke përdorur prova të rastësishme të kontrollit./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Mjekët në Britaninë e Madhe njoftuan se një foshnjë ka lin...
Janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e plo...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar pro...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi që lejon prakt...
Tashmë që jemi në stinën e verës, një nga shqetësimet tona...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po fokusohet në mënyrën...
Dëshironi të keni një bark të sheshtë, por ende nuk e keni...
Pavarësisht se duket sikur periudha e virozave respiratore...
Prishja e gjumit të fëmijës ka një shumësi arsyesh që ...
Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Mana...
Dy përbërës të gjetur në HOPS, një përbërës kyç i birrës, ...
Sasia e duhur e vitaminës D në ditë mund të na mbrojë nga ...
Kur Padi Skoto nisi të ketë dhimbje barku në vitin 2017, m...
Në treg ka shumëllojshmëri akulloresh si ato me pak sheqer...
Ushqehuni shëndetshëm Në verë, mbani sa më të rregullt di...
Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor në Qendrën Spitalore U...
Disa studime kanë treguar se aktiviteti sistematik aerobik...
Aq sa trajtime të ndryshme medicinale garantojnë humbje pesh...
Studiuesit thonë se mund të jenë në gjendje të shpjegojnë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...