E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Mjekët në Britaninë e Madhe njoftuan se një foshnjë ka lindur përmes një teknike të fekondimit artificial IVF të sapoliçensuar duke përdorur ADN-në e tre personave.
Nëna e fëmijës ka sëmundjen mitokondriale e cila mund të shkaktojë çrregullime, apo edhe vdekje të hershme nëse trashëgohet tek foshnja.
Pothuajse çdo qelizë në trupin tonë kërkon energji për të funksionuar. Kjo energji sigurohet nga trupat mitokondrialë. Sëmundja mitokondriale ndodh kur mitokondria jofunksionale nuk prodhojnë energji të mjaftueshme.
Sëmundja mund të çojë në çrregullime të zemrës ose mëlçisë. Ajo mund të shkaktojë probleme neurologjike, konvulsione dhe humbje të muskujve dhe trashëgohet nga nëna tek fëmija.
Tani mjekët po përdorin një teknikë të re të fekondimit artificial për të parandaluar këtë sëmundje të pashërueshme.
Shkencëtarët në një qendër fertiliteti në Newcastle në veri të Anglisë hoqën të gjitha kromozomet nga veza e një dhurueseje, duke lënë në të vetëm ADN-në mitokondriale.
Pastaj kromozomet e nënës u futën në vezën dhuruese së bashku me spermën e babait.
Procedura është e liçencuar nga rregullatori i qeverisë britanike i quajtur Autoriteti i Fertilizimit Njerëzor dhe Embriologjisë.
Dagan Wells është profesor i gjenetikës riprodhuese në Universitetin e Oksfordit.
Ai shpjegon se procedura është e mundur sepse çdo vezë përmban ADN mitokondriale.
“Në çdo qelizë të trupit tonë, me përjashtim të qelizave të kuqe të gjakut, ne kemi mijëra trupa të vegjël mitokondrial. Gjëja interesante rreth tyre është se ato përmbajnë një pjesë shumë të vogël të ADN-së. Puna e tyre kryesore në qelizë është të prodhojnë energji”.
Zoti Wells beson se kjo teknikë mund të jetë një zgjidhje për një numër të konsiderueshëm njerëzish.
Sipas tij, 3-4 mijë gra vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë në rrezik të transmetimit të çrregullimeve të ADN-së mitokondriale dhe rreth një në 5000 fëmijë lindin me këtë çrregullim.
Ai shpjegon se procesi transferon më pak se 1 përqind të ADN-së mitokondriale të nënës.
“Kjo teknikë heq materialin gjenetik të dhurueses nga veza. Pra, në të vërtetë, është një veze boshe. Ajo përmban trupa mitokondri aldhe gjëra të tjera, por nuk ka material gjenetik nga dhuruesja. Më pas transferohet materiali gjenetik i pacientes, kromozomet e saj, në atë vezë. Pra, tani veza ka ADN-në e pacientes. Ne shohim se më pak se 1% e totalit të mitokondrias kalon së bashku me materialin gjenetik të nënës. Kjo nuk duhet të jetë shkak për shqetësim. I vetmi problem është se është vërejtur se herë pas here mund të keni një shpërthim të papritur të mitokondrive që janë transferuar me materialin gjenetik", thotë zoti Wells.
Sipas studiuesit, për shkak se teknologjia është e re, dihet pak për pasojat afatgjata. Ai thotë se është mbledhur pak informacion rreth studimeve në mbarë botën.
“Studime ndjekin pak ose aspak atë që ndodh më pas. Kështu ne nuk dimë shumë rreth tyre në shumicën e rasteve, të paktën ku ky process është bërë kjo për të shmangur një çrregullim mitokondrial. //Në një farë mënyre, është mirë që kjo procedurë po bëhet e liçensuar dhe me rregullore shumë të rrepta brenda Britanisë. Kur rezultatet të shpërndahen plotësisht publikisht, ato do të jenë shumë të detajuara dhe me të vërtetë do të kuptojmë shumë më mirë nëse kjo teknikë po funksionon mirë, apo nëse ka disa mangësi apo disa probleme”, thotë Wells.
Zoti Wells nuk beson se kjo metodë megjithatë do të përdoret gjerësisht si një trajtim për infertilitetin./ VOA
Janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e plo...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar pro...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi që lejon prakt...
Tashmë që jemi në stinën e verës, një nga shqetësimet tona...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po fokusohet në mënyrën...
Dëshironi të keni një bark të sheshtë, por ende nuk e keni...
Pavarësisht se duket sikur periudha e virozave respiratore...
Prishja e gjumit të fëmijës ka një shumësi arsyesh që ...
Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Mana...
Dy përbërës të gjetur në HOPS, një përbërës kyç i birrës, ...
Sasia e duhur e vitaminës D në ditë mund të na mbrojë nga ...
Kur Padi Skoto nisi të ketë dhimbje barku në vitin 2017, m...
Në treg ka shumëllojshmëri akulloresh si ato me pak sheqer...
Ushqehuni shëndetshëm Në verë, mbani sa më të rregullt di...
Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor në Qendrën Spitalore U...
Disa studime kanë treguar se aktiviteti sistematik aerobik...
Aq sa trajtime të ndryshme medicinale garantojnë humbje pesh...
Studiuesit thonë se mund të jenë në gjendje të shpjegojnë ...
Të gjithë do të dëshironim shëndet mendor e fizik, tru...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...