Eksperti: Ja sa ushtrime duhen për të ulur presionin e gjakut në mënyrë natyrale
Disa studime kanë treguar se aktiviteti sistematik aerobik...

Nis ndërtimi i spitalit të ri ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar fillimin e punimeve të spitalit të ri, pjesë e fazës së dytë të zbatimit të masterplanit të modernizimit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
“Tashmë kemi filluar fazën e dytë të projektit të Spitalit Qendror, ku bëhet fjalë për rehabilitimin dhe riorganizimin e zonës së ish–urgjencës, që tashmë do t’i dedikohet kjo hapësire të re, me ndërtimin e spitalit ditor. Do të përfshijë shërbimin e hemodializës, me një njësi të dedikuar dhe përpos hemodializës, shërbimit të toksikologjisë dhe spitalit ditor prej 60 shtretërish, do t’i dedikohet të gjithë sistemit të menaxhimit për sa u përket sëmundjeve të brendshme dhe në ndihmë dhe mbështetje të spitalit qendror të QSUT”, - u shpreh Manastirliu.
Duke folur për investimet për modernizimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nëë Tereza”, ministrja Manastirliu tha:
“QSUT-ja, ashtu sikurse e kemi premtuar është vërtet shëmbëlltyra e vizionit tonë për sistemin spitalor që ne duam. Për pak kohë ne do të nisim një tjetër projekt të rëndësishëm, rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë. Gjatë këtij viti ne kemi sërish një projekt shumë të rëndësishëm për QSUT-në, rehabilitimin e Spitalit Psikiatrik, një prej spitaleve, i cili është pjesë e programit zhvillimor të transformimit të QSUT-së, i cili fillon një fazë të re të rehabilitimit dhe të përmirësimit të kushteve për pacientët që marrin shërbim aty”, - tha Manastirliu.
Me këtë investim të ri, ish-Urgjenca e QSUT-së tashmë do t’i dedikohet shërbimit ditor, përshtatjet e ambienteve të ish-Urgjencës Mjekësore ku do të akomodohet shërbimi i Hematologjisë, Hemodializës, Toksiokologjisë, ambiente për mikrokirurgji, lasër, dermatoskopi, terapi dhe zgjerim në numrin e shtretërve për shërbimin e dermatologjisë, alergologji, reumatologji, alergologji, reumatologji dhe mjekësi interne.
Pas ndërtimit të Spitalit Qendror, Spitalit Infektiv, Spitalit Pediatrik në QSUT, vijojnë investimet për zbatimin e masterplanit me fazën e dytë të Spitalit Qendror, që është ndërtimi i Spitalit Ditor, e më pas, me rehabilitimin e plotë të Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Spitalit Psikiatrik. Investimet për transformimin e shërbimit shëndetësor vijojnë në të gjithë vendin, nga Elbasani, në Krujë, Dibër, Lezhë, ku hapen kantiere të reja me rehabilitimin e spitaleve e poliklinikave./ CNA
Disa studime kanë treguar se aktiviteti sistematik aerobik...
Aq sa trajtime të ndryshme medicinale garantojnë humbje pesh...
Studiuesit thonë se mund të jenë në gjendje të shpjegojnë ...
Të gjithë do të dëshironim shëndet mendor e fizik, tru...
Nga 15 Qershori janë hapur 30 qendra shëndetësore verore n...
Aq sa të dobishme janë rrezet e diellit, mund të sjell...
Nga sot 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike d...
Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka shpëtuar jetën e një ...
Në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit Vullnetar të Gjakut...
Ermand Mertenika, inxhinieri Biomjekësor, gjatë një in...
Matja e presionit të gjakut është një procedurë e rregullt...
Erëza qimnoni është një erëz që rrjedh nga bima “Cuminum c...
Që stresi kronik është i dëmshëm për shëndetin në përgjith...
Sëmundja e dhjamosjes jo alkoolike të mëlçisë (Steatoza jo...
Një tjetër rast suksesi është trajtuar nga ekipi i mjekëve...
Është realizuar me sukses në spitalin Hygeia një ndërhyrje...
Sistemi ynë imunitar është kompleks dhe i përbërë nga ...
Depresioni ka shumë shkaktarë. Faktorë të tillë si gje...
Studiuesit kanë zbuluar një test gjaku i cili identifi...
Ekspertët kanë realizuar një studim afatgjatë me rreth 500...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...