
Ballokumja është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare që lidhet ngushtë me festën e Dita e Verës.
E ka origjinën nga qyteti i Elbasanit dhe përgatitet prej shumë brezash sipas një recete të veçantë tradicionale. Kjo ëmbëlsirë përgatitet kryesisht me miell misri, gjalpë, sheqer dhe vezë, të cilat përzihen me kujdes për të krijuar një brumë të butë dhe aromatik.
Një nga veçoritë e përgatitjes së ballokumes është përdorimi i “finjës”, një përbërës tradicional që ndihmon që ëmbëlsira të bëhet më e shkrifët. Pas përgatitjes së brumit, ballokumet formohen në toptha dhe piqen në furrë derisa të marrin një ngjyrë të artë.
Sot ballokumja mbetet një simbol i traditës dhe festimit në familjet shqiptare, sidomos gjatë Ditës së Verës.
Përgatitja e ballokumeve të Elbasanit në shtëpi
Përbërësit:
1 kg sheqer (jo i bluar)
1 kg mielli misri i situr
500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie)
8 kokrra vezë
Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tri lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)
Përgatitja
Si fillim, në enën e bakrit apo qelqit hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët.
Përzihet përmes një luge druri përreth 40-45 minuta derisa masa të bëhet kremoze.
Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë e me radhë.
Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht.
Shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit.
Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokrriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.
Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë.
Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri. Ballokumet vendosen me një distancë nga njëra-tjera pasi vëllimi i tyre do të rritet gjatë pjekjes.
Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë./CNA
Një studim i ri sugjeron se konsumimi i moderuar i kafesë ...
Aktivitetet që stimulojnë trurin, si leximi, zgjidhja e pu...
Dihet mirë se shëndeti i zemrës është i lidhur dhe me ushq...
Një studim i ri sugjeron se përbërësit natyralë që gjenden...
Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i vajit të ullirit, s...
Shumë njerëz vënë re se edhe kur nuk janë të sëmurë, ajri ...
Sipas studimeve shkencore, një nga “sekretet” kryesore ush...
Disa fruta tropikale janë shumë të pasura me antioksidantë...
Të pasura me lëndë ushqyese thelbësore, si fibra, vitamina...
Japonia ka bërë një hap të madh përpara në mjekësinë rigje...
Disa hulumtime të reja konfirmojnë përfitimet e shumta shë...
Një studim i ri sugjeron se vizitat te dentisti mund të nd...
Një studim i ri sugjeron se koha kur hamë darkë mund të je...
Marrja e përditshme e suplementeve të kolagjenit mund të r...
Sipas një studimi shumë të madh shkencor që përfshiu të dh...
Një studim i ri kinez zbuloi lidhje midis konsumit të lart...
Stresi zakonisht ushqehet nga mendimet rreth së ardhmes os...
Një studim i ri ndërkombëtar ka zbuluar se cilësia e sperm...
Dëgjimi është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përdits...
Studime të reja tregojnë se vetëm dy minuta qeshje të sinq...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në qyteti...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin e ndodhur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Fanit në Mirditë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Kukës-...
27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet në mënyrë të...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Biznesmeni Vasile Tofan u nominua këtë të shtunë si kryemi...
Një deklaratë me shkrim nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Aj...
Kulla Eiffel dhe monumentet e tjera të Parisit do të mbyll...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vend...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Pensionet e reja të pleqërisë në vitin 2025 ishin mesatari...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka sjellë s...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...