LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Moto Fest Pogradec", eventi që vjen për herë të parë në qytetin liqenor

23 Gusht 2022, 20:45, Qyteti im CNA
"Moto Fest Pogradec", eventi që vjen për herë të
Posteri i "Moto Fest Pogradec"

Organizimi i këtij aktiviteti bëhet nga Bashkia Pogradec, Biker-Brummi-Hilfe BBH (Sindikatë e motorristave të Gjermanisë), MC Eagle (Grup motoristash shqiptarë dhe kosovarë), nën kujdesin e veçantë të Sherlock Irish Pub. Juliana Dita, shqiptare që prej vitesh jeton në Gjermani, ka dhënë idenë për këtë event, fillimisht duke bërë të mundur takimin e presidentit të BBH me autoritetet lokale të Pogradecit. Ideja e këtij eventi lindi për qëllime bamirësie, duke u organizuar si një festë, pasi BBH e ka obligim për të bërë bamirësi, dhe nga ky obligim ka "përfituar" qyteti i Pogradecit.

Të mirat që merren nga ky projekt lidhen me restaurimin interior të 2 shkollave 8 vjeçare, 2 çerdheve, maternitetit si edhe spitalit. Ky restaurim konsiston konkretisht në 200 krevatë, 200 banka shkolle, 10 krevatë reanimacioni, 3 krevatë materniteti, makineri oksigjeni, aparatura dhe aksesorë spitalorë. Presidenti i BBH ka ardhur në Shqipëri dhe gjatë takimit me autoritetet lokale, ka premtuar se do të sjellë motorristat nga Gjermania. Ky premtim u mbajt dhe eventi do të zhvillohet në datën 27 Gusht 2022.

"Moto Fest Pogradec", eventi që vjen për herë të

Dritan Hoxha, si përfaqësues i motoristëve, ka marrë përsiper në këtë event organizimin e motoristave nga shtete të ndryshme të Europës, për t'i sjellë dhe akomoduar në hotelet e Pogradecit. Sipas Dritanit, ky event do të jetë një nga më madhështorët dhe më të veçantët që do të shohë jo vetëm Pogradeci por gjithë rajoni dhe me gjerë.

"Moto Fest Pogradec", eventi që vjen për herë të

"Jemi në hapat e para të organizimit të një eventi jashtë kapaciteteve tona, pasi ne presim të marrin pjesë rreth 600 motoristë, pjesa më e madhe nga Gjermania, Austria, Zvicra, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria. Është një event që do të bejë bashkë jo vetëm motoristat profesionistë, por të gjithë të apasionuarit pas motorave për të bërë një super spektakël me më shumë se 600 motora. Krahas motorave, janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe miqtë e Sherlock Irish Pub, Naçut Racing Team dhe Rally Albania, dashamirësit e 4x4, të cilëve u kemi projektuar vende të veçanta për të performuar me mjetet e tyre super sportive. Normalisht që në këtë event nuk mund të mungojë festa dhe argëtimi, gjë për të cilën jemi kujdesur me shumë përkushtim. Të ftuar në këtë mbrëmje janë këngëtarët e mirënjohur dhe aq të dashur për publikun, 3 Musketjerët Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi, Renis Gjoka, Rubin Kaso & Band, dhe 04 Band të ardhur nga Kosova", tregon Hoxha.

"Moto Fest Pogradec", eventi që vjen për herë të

Ky event do të startojë në 18:30 me një paradë nga të gjithë pjesëmarrësit, të cilët do të nisen nga Sherlock Irish Pub drejt Drilonit, e më pas brenda në qytet, duke u kthyer sërish në pikën e nisjes rreth orës 20:00, atje ku do të nisë festa me birra dhe muzikën fantastike të të ftuarve.

E si mund të mbyllet më mirë se kaq një sezon veror?

Në 27 Gusht, nuk ka event tjetër përveçse në Pogradec! "Moto Fest Pogradec" do të jetë aktiviteti që do të kulmojë një sezon të suksesshëm, me një super organizim! E ne si staf i CNA.al, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t'u ftojmë të bëheni pjesë e mbrëmjes më spektakolare në Pogradec!/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga