web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Zgjedhjet në Serbi nuk janë njohur"/ Noka:Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri është disa herë më i zi

2 Qershor 2025, 22:33, Politikë CNA

"Zgjedhjet në Serbi nuk janë njohur"/ Noka:Raporti i

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ftuar në MCN Tv ka folur për zgjedhjet e 11 majit.

Noka bëri një paralelizëm me zgjedhjet në Serbi dhe tha se ato nuk janë njohur ende, pas raportit të OSBE/ODIHR, teksa tha se raporti për zgjedhjet në vendin tonë është shumë herë më negativ.

Më tej Noka deklaroi se kanë mbledhur pa fund dokumente dhe po përgatitet një dosje e farsës zgjedhore.

U zhvilluan zgjedhjet në Serbi. Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri është disa herë më i zi se në Serbi. Sot e kësaj dite zgjedhjet në Serbi nuk janë njohur. Ne kemi mbledhur pafund dokumenta, plus atyre që ka OSBE/ODHIR. Po bëjmë dosje të farsës dhe po e përcjellim. Autokracitë, narko-regjimet, kërkojnë konsistencë në betejë. Qartë? Delegjitimim të kësaj farsë. Hapi i parë”, tha Noka./ CNA





Lajmet e fundit nga