web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD ankimoi rezultatin/ Ja datat kur rishqyrtohen qarqet Shkodër, Kukës e Lezhë në KAS

2 Qershor 2025, 17:15, Politikë CNA

PD ankimoi rezultatin/ Ja datat kur rishqyrtohen qarqet Shkodër, Kukës

KAS ka caktuar tri data të reja për vijimin e shqyrtimit të kërkesave ankimore depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore për tri qarqe: Shkodër, Kukës dhe Lezhë. 

Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë me seancat e radhës si më poshtë vijon:

Kërkesa ankimore nr. 44 (Qarku Shkodër) do të shqyrtohet ditën e Hënë, datë 09.06.2025 në orën 10:30.

Kërkesa ankimore nr. 37 (Qarku Kukës) do të shqyrtohet ditën e Merkurë, datë 04.06.2025, në orën 16:00.

Kërkesa ankimore nr. 46 (Qarku Lezhë) do të shqyrtohet ditën Enjte, datë 05.06.2025, në orën 15:00.

Këtë të hënë, KAS zhvilloi seancën për shqyrtimin e rezultateve në tri qarqet e sipërmendura dhe në përfundim të mbledhjes së sotme vendosi vijimin e çështjes, këtë herë veçmas për secilin qark./CNA

 





Lajmet e fundit nga