web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i PD-së për "trenin bullgar" në Peqin/ Prokuroria e Elbasanit: Po hetojmë

2 Qershor 2025, 11:52, Politikë CNA

Denoncimi i PD-së për "trenin bullgar" në Peqin/

Prokuroria e Elbasanit i është përgjigjur kërkesës së PD-së në lidhje me shitblerjen e votës në fshatin Pekisht në Peqin.

Prokuroria bën me dije se kjo çështje është nën hetim.

“PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Adresa: Bulevardi Zhan D’Ark Nr.4, Tiranë

Në përgjigje të kërkesës suaj të protokolluar pranë nesh me Nr.5470, datë 26.05.2025, lidhur me informacionin e kërkuar për ngjarjen e datës 22.05.2025 të ndodhur në fshatin Pekisht Peqin, ju bëjme me dije se:

Nga verifikimi i kryer nga zyra e regjistrit rezulton të jetë regjistruar procedimi penal Nr.522 datë 26.05.2025, për veprën penale të

“Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjadhjeve” të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Elbasanit./ CNA





Lajmet e fundit nga