Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, paraqiti sot në Komisionin për Politikën e Jashtme Marrëveshjen me Komisionin Europian për mbështetjen e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale.
Balla e cilësoi këtë marrëveshje si një “akt politik dhe strategjik” që përshpejton integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se Shqipëria do të mbyllë të gjithë kapitujt deri në qershor.
“Kjo marrëveshje vjen në një moment të rëndësishëm të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që kemi hyrë në muajin qershor. Brenda këtij muaji, presim të përfundojmë hapjen e plotë të të gjithë kapitujve të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë, me hapjen e gjithë kapitujve bëhemi gati edhe për mbylljen e disa prej tyre, duke synuar, siç e kemi shprehur, të mbyllim të gjithë kapitujt brenda Krishtlindjeve të vitit 2027.”
Sipas ministrit, kjo marrëveshje vjen në një moment të rëndësishëm për agjendën europiane të vendit dhe është pjesë e paketës së mbështetjes në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, Shqipëria ka akses në një shumë të konsiderueshme mbështetjeje financiare, por me një kusht të qartë: përmbushjen e reformave të dakorduara me BE-në.
“Shqipëria ka një mundësi të artë për të përfituar mbështetje financiare deri në 922 milionë euro (kredi dhe grant), përfshirë 27 milionë euro mbështetje direkte buxhetore, nëse përmbushim në kohë reformat e dakorduara me BE-në, përfshirë edhe këtë marrëveshje,” theksoi ai.
Programi përfshin një financim total prej 44 milionë eurosh, nga të cilat 30 milionë euro janë grant nga Komisioni Europian dhe 14 milionë euro bashkëfinancim nga buxheti i shtetit shqiptar. Raporti i bashkëpunimit është 68% financim europian dhe 32% kombëtar.
Ministri bëri të ditur se investimet do të fokusohen në pesë fusha kryesore:
Arsimi digjital, ku synohet pajisja e 5,500 mësuesve të shkollave të mesme me laptopë për përdorimin efektiv të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP), si dhe rishikimi i kurrikulës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).
Shëndetësia digjitale, përmes ngritjes së Sistemit të Informacionit të Radiologjisë dhe Regjistrit Elektronik Shëndetësor (e-HR), që do të mundësojnë ruajtjen dhe qasjen e integruar të të dhënave shëndetësore të pacientëve në nivel kombëtar.
Siguria kibernetike, ku do të mbështetet AKSHI për blerjen e softuerëve të avancuar si “Threat Intelligence”, monitorimin e “dark web” dhe ngritjen e një server room të ri për të forcuar kapacitetet mbrojtëse.
Administrata tatimore, me qëllim përafrimin me sistemet e BE-së për shkëmbim automatik të të dhënave dhe rritje të efikasitetit fiskal.
Lidhshmëria digjitale, përmes investimeve në rrjetet me kapacitet shumë të lartë (VHCN) dhe teknologjinë 5G, në përputhje me objektivat e Agjendës Digjitale të Shqipërisë 2022–2026 dhe strategjisë kombëtare për zhvillim.
Ministri Balla e përmbylli fjalën e tij duke e cilësuar projektligjin jo vetëm si një instrument ligjor, por edhe si një hallkë kyçe në avancimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Ai ftoi për miratimin sa më të shpejtë të marrëveshjes, e cila është ndër ato detyrime që duhet të përmbyllen brenda muajit qershor./ CNA
Deputeti ende në detyrë, Asllan Dogjani, në Komisionin e L...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar pas daljes nga SP...
Kreu i PD-së Sali Berisha pas daljes nga SPAK ka publikuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë n...
Gazetari Basir Çollaku tha sot se për zgjedhjet parlamenta...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do t...
Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka bërë nj...
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka bërë bërë me di...
Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula është shprehur se nu...
Ish-deputeti Dashnor Sula ka komentuar humbjen e PD-së në ...
Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e Këshilltarit...
I dyti më i votuari në Tiranë në listën e PS-së, Erion Bra...
Erion Braçe ka renditur disa në kritika ndaj familjes së t...
Ditmir Bushati në podcastin e radhës “Public Square” bised...
"Latifi" i Veliajt nga Anglia, ish-këshilltari i Tony ...
Ish-presidenti Bamir Topi ka ngritur dyshime për një pakt ...
Ish-Presidenti Bamir Topi ka bërë një analizë rreth zgjedh...
Kreu i Partisë së Lirisë IlirMeta ka reaguar në lidhje me ...
Sekretari i Përgjithshëm i IDC-CDI, eurodeputeti spanjoll,...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...