web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Krimi i 11 majit u realizua nga PS dhe Qeveria”/ Xhaferri: PD do lobojë te faktori ndërkombëtar

2 Qershor 2025, 16:15, Politikë CNA

“Krimi i 11 majit u realizua nga PS dhe Qeveria”/ Xhaferri: PD do

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, që mori mandatin e deputetit nga zgjedhjet parmalentare tha sot se më 11 maj ndodhi një krim elektoral i paralajmëruar nga opozita, i cili nuk u fsheh, por u realizua hapur nga Qeveria dhe Partia Socialiste. I ftuar në një intervistë në ‘Syri TV’, Xhaferri u shpreh se kur Qeveria përdor krimin si aset elektoral, këto janë rezultatet që dalin.

Sipas Xhaferrit, Partia Demokratike do të faktojë dhe dokumentojë krimin zgjedhor dhe do të lobojë te faktori ndërkombëtar që Shqipëria të jetë në krye të axhendës për demokratizimin e saj.

“Më 11 maj ndodhi një krim i paralajmëruar nga opozita që përpara zgjedhjeve. Kësaj radhe, nuk pati as përpjekje për ta fshehur nga Partia Socialiste, por gjithçka ndodhi hapur.

Së pari, u përfshi administrata publike në procesin elektoral. Së dyti, u shpërndanë para nga vetë qeveria përmes faljes së gjobave dhe shpërndarjes së pensioneve. Janë bërë ndërtime pa leje në të katër anët e Shqipërisë, të cilat pritet të legalizohen më pas në këmbim të votës.

Një tjetër shqetësim është shpërndarja e licencave për kultivimin e kanabisit, të cilën kreu i Partisë Demokratike e ka denoncuar me fakte si një skemë për blerje votash. E pesta është përfshirja e bandave kriminale, të cilave u janë dhënë emra deputetësh anonimë, që tregojnë se sa vota kontrollojnë në rajonet përkatëse, në mënyrë që në sytë e Ramës të duken "në rregull" për pazaret e ardhshme të pushtetit si ndarja e lejeve për kazinotë, për kanabisin, për ndërtimin e kullave dhe hoteleve.

Një miliard rrënjë kanabisi dhe mijëra rrënjë kullash janë firmosur nga vetë Rama për t’u dhënë në pronësi bandave. Tani që pala kriminale ka bërë investimin para zgjedhjeve, pritet të marrë shpërblimin nga Edi Rama, i cili ka një "martesë" politike mbi 12-vjeçare me ta që nga viti 2013, kur i futi në Parlament, e deri më sot, kur po mbështet deputetë të rinj që i shërbejnë këtyre karteleve.

Kur qeveria përdor krimin si aset elektoral, këto janë rezultatet që dalin. Po të shohim emrat me më shumë vota, faktohen qartë akuzat që kemi ngritur. Votat kanë qenë të blera, të drejtuara, të manipuluara, të frikësuara dhe në fund, ky proces kthehet në një farsë elektorale.

Partia Demokratike do të faktojë dhe dokumentojë krimin zgjedhor, do të denoncojë shkeljet e kësaj qeverie, dhe deputetët tanë në zonat elektorale do të mbrojnë qytetarët. Në fund, do të lobojmë te faktori ndërkombëtar që Shqipëria të jetë në krye të axhendës për demokratizimin e saj”,-tha Xhaferri./CNA





Lajmet e fundit nga