Kush do t’u kërkojë falje numëruesve të opozitës?
Një shkrim që lind nga një postim në rrjetet sociale... Is...

Në një deklaratë publike, Ilir Vata, kryetar i "Partia për Të Drejtat e Mohura", ka kundërshtuar kandidaturën e Besim Ndregjonit të lançuar nga Berisha thjesht si sinjal të pazarit të ri me Partinë Socialiste.
Ndërsa Rama dhe Berisha bëjnë sikur kërkojnë kandidat konsensual, Erinda Ballanca vazhdon merr rrogën si avokat i popullit kur mandati i saj ka përfunduar që në Korrik të vitit 2022.
Ligji për avokatin e popullit është i qartë. Mandati i avokatit është me afat dhe afati lidhet me daten e emërimit në post. Në rast vakance funksioni i Avokatit të popullit, kryhet nga Komisioneri më i vjetër në detyrë.
Erinda ballanca prej 3 vjetësh ushtron një detyrë qe me ligj i ka mbaruar prej 3 vjetësh por për të vazhduar të marresh rrogën mjafton që ti lësh zyrën për pazare kryetares se kimisionit të ligjeve Bushka. Kjo është avokatja e popullit që organizon mbremje galà. Me afat te detyres të përfunduar prej 3 vjetësh.

Si do i lexoje të drejtat e popullit zonja Ballanca kur qendron në detyrë pa asnje tagër ligjor dhe këtë mund ta arrijë vetem duke u sjellë mirë qe mazhoranca mis e nxjerr jasht nga zyra me shkelma ose me KLSh.
Dhe me sa duket pazari per ndarje postesh vazhdon. Berisha sapo ka hapur pazarin e rradhës per zëvendësuesin e Ballancës me mandat te përfunduar para 3 vjetësh.
Ndërkohë partia e të përndjekurve beson se duhen pyetur edhe ata:
"Berisha kërkon të vendosë në krye të Avokatit të Popullit një ish-zyrtar të diktaturës – një akt që fyen demokracinë dhe viktimat e saj.
Partia e të Drejtave të Mohuara (PDM) dënon me forcë përpjekjen e Sali Berishës për të vendosur në krye të institucionit të Avokatit të Popullit një figurë që ka qenë drejtues i Bashkimeve Profesionale të PPSH-së – një strukturë e lidhur drejtpërdrejt me shtypjen dhe shtetin diktatorial.
Ky është një veprim i papranueshëm dhe një tjetër tregues se Berisha nuk ka reflektuar asnjëherë për rolin e tij në regjimin e kaluar, as për dëmet që ka shkaktuar ndaj të përndjekurve politikë dhe ndaj vetë themeleve të demokracisë.
Fatkeqësisht, sot kemi individë që, të veshur me mantelin e viktimës, shtiren si të përndjekur, ndërkohë që në të vërtetë kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit. Këta individë janë një fatkeqësi për demokracinë shqiptare, sepse e përdorin dhimbjen dhe historinë e të përndjekurve për përfitime personale dhe politike.
PD ka figura me integritet dhe kapacitet intelektual të lartë që mund ta përfaqësojnë me dinjitet popullin në këtë institucion të pavarur. Por zgjedhja e një të shtiruri si “i përndjekur” është një përpjekje për të bërë pis procesin.
Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të mos votojë një mëkatar në krye të Avokatit të Popullit.
Sali Berisha e la të digjej në flakë Lirak Bejkon. Ai nuk i ndihmoi kurrë të përndjekurit politikë, i la pa dëmshpërblim, pa integrim dhe në mjerim. Dhe sot, guxon të tallet sërish me ta.
Kryeministri Rama, ndonëse jo i përsosur, ka bërë hapa të rëndësishëm për të njohur dhe për të dëmshpërblyer të përndjekurit. Ne kemi bindje që ai nuk do të lejojë që në krye të një institucioni kaq të rëndësishëm dhe të ndjeshëm si Avokati i Popullit, të vendoset një figurë me të kaluar të errët.
Avokati i Popullit duhet të jetë zëri i qytetarëve, jo zgjatimi i një diktature të rikthyer me maskë demokratike.
Kryetari i PDM,
Ilir Vata
Një shkrim që lind nga një postim në rrjetet sociale... Is...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së ba...
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar sot të tjera pamj...
Anëtari i KAS-it, Koli Bele, ka ironizuar pretendimet e de...
Anëtari i KAS, Koli Bele, ka dhënë detaje në lidhje me pro...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpërndan mandatet dep...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka dalë nga...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka deklaruar se Kuvendi...
Deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi sot lidhur me mung...
Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se në ditën e zgje...
Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot se manipulimi i zgjedh...
Analisti Andi Bushati ka komentuar seancën gjyqësore për I...
Anëtari i KAS, Ledio Braho deklaroi sot se nga rinumërimi ...
Në prag të 249-vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, Ambasad...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...