PD kërkon votimin e Avokatit të Popullit/ Berisha: Po shtyhet sepse Ramaduro nuk pranon kandidaturën
Në seancën e sotme plenare, sekretari i përgjithshëm i PD-...

Në seancën e sotme plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, janë përfshirë në një debat me tone të ashpra.
Kryedemokrati i tha Koçit se ai u nxor nga Parlamenti i ardhshëm nga kartelet e krimit, pasi po të ishte pjesë e tyre do të kishte marrë një mandat deputeti.
Më tej Berisha i tha deputeti socialist se ai është thjesht një automat që nuk ka çfarë jep më, pasi flet vetëm ato që i thonë.
“Petro, kush të nxori ty nga parlamenti? Kartelet të nxorën. Unë e di se do të dalësh këtu të thuash jo e jo, por ato të nxorën, se po të kishe qenë i tyri, nuk do të dilje ti. Je një automat, nuk ke se çfarë jep ti se ti thua vetëm atë që të kanë programuar. Kështu që në qoftë se në Shqipëri, ku është ajo Sara, as Zegjineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë”, tha Berisha.
Në kundërpërgjigjen e tij për kreun e PD-së, Koçi tha se Berisha është kampion i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në '96. Koçi iu drejtua Berishës duke i thënë se ai që burgosi Fatos Nanon nuk mund të flasë për zgjedhjet.
Më tej, deputeti socialist i tha kryedemokratit se është në të njëjtat frekuenca me Maduron.
“Sali ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhjet e lira. Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në '96. A e mban mend ç’i ke bërë kreut të PS-së në Librazhd, e masakruat. Një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale? E mban mend ç’u ke bërë komisionerëve të Fierit?
I keni rrahur me bandën që bridhte. Në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia të qendrës së votimit Shkolla Industriale. Banda qëlloi komisionerin e PS-së, Viktor Mihaj, trim mbi trimat. E qëlluat në sy të tyre. Ndërhyri pastaj ambasadori italian. Ti që burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën frekuencë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare. Turp të kesh”, u shpreh Koçi./ CNA
Në seancën e sotme plenare, sekretari i përgjithshëm i PD-...
Kërkesa ankimore e koalicionit PD-ASHM për zgjedhjet në Qa...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i p...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare, e cila ...
Sot, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gon...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranë...
Qeveria miratoi listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe is...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...
Ministrja Belinda Balluku ka folur mbi sistemin elektro-en...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë ditën e sotme...
Pas Blerina Gjylametit dhe Erion Braçes, pretendimeve ndaj...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot lid...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori ...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndo...
Të jesh mjek duhet të kesh si instrument të fortë të profe...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja ...
Ilir Alimehmeti është mjek. Ai është bërë i njohur për opi...
Asllan Dogjanit, të përjashtuarit nga KAS për prishje të r...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rrëfyer në një inter...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...