
Të jesh mjek duhet të kesh si instrument të fortë të profesionit logjikën. Nuk mund të jesh mjek dhe të mos logjikosh dot, sepse diagnoza është edhe proces logjik bazuar mbi dijet e marra. Nëse dija është e cunguar, diagnoza del gabim. Nëse logjika nuk funksionon, diagnoza del gabim.
Nga kjo premisë duhen analizuar ato që mjeku Alimehmeti tha në daljen më të fundit në televizion.
Alimehmeti tha më shumë se një herë shprehjen "provat që ia kemi dorëzuar KAS-it".
Paralelisht me këtë thoshte edhe që KAS-i nuk e kishte qasur fare në derë duke vendosur që Alimehmeti nuk është i besueshëm vetëm si kandidat, ndaj kërkesa duhej paraqitur nga subjekti politik e jo nga ai.
Atëherë si ia paskësh dorëzuar Alimehmeti provat, kur ai as u qas në derën e KAS-it?
Thoshte edhe “shkoni pyesni dhe i shihni provat që kemi dorëzuar”! Po pse duhet shkuar për të pyetur kur kjo është logjikë e thjeshtë? Çfarë do të shohim nëse pyesim? Me logjikë e kupton që s'ke për të parë dot gjë edhe po more mendtë e Alimehmetit e merr rrugët për të pyetur.
Alimehmeti akuzoi numëruesit e PD-së që i kishin vjedhur votat dhe kur u detyrua të nxirrte një fije letër, doli (nga ai vetë), që votat i ishin hedhur gabim në sistem nga operatori. Pra, nga pretendimet e tij ra, po nga ai, vjedhja e 27 votave. Logjika ta do që edhe të tjerat mund të jenë njësoj të pavjedhura. S'ka nevojë të jesh mjek për t'u pajisur me logjikë në fakt! Logjika nuk është licencë që ta jep dikush. O e ke, o s'e ke!
Alimehmeti tha që KAS-i ia refuzoi rinumërimin e votave, kur është KAS-i që ka hapur dhe po rinumëron gjithë kutitë e Qarkut Tiranë.
Logjikë edhe kjo!
Alimehmeti tha që KAS-i ka interes të mbrojë numëruesit, ndaj nuk i hapi kamerat. Por kodi detyron subjektin e jo KQZ të verifikojë për llogari të ndonjë kandidati pamjet filmike. Dhe siç po dalin gjërat ky kufizim po rezulton i drejtë, pasiqë mund të dalin shumë si Alimehmeti që përtojnë të verifikojnë votat dhe i kërkojnë KQZ-së që t'i hapë e t’i verifikojë meqë s'paska punë tjetër. Alimehmeti kishte deklaruar që vjedhjen ai e kishte verifikuar nga pamjet filmike, por dje live rezultoi se dokumenti që nxori nuk ishte nxjerrë nga pamjet filmike. Ishte kopje e një procesverbali numërimi ku nuk kishte vjedhje fare.
Alimehmeti tha që votat i ishin hequr padrejtësisht nga KAS-i, por e vetmja fletë që nxori ishte një fletë votimi me shenjë jashtë kutisë së dedikuar për votim.
Të tjerat që tha vërtetojnë se ose nuk e ka lexuar ndonjëherë Kodin Zgjedhor, ose e ka lexuar dhe nuk e ka kuptuar, ose e ka lexuar, por i intereson të këpusë kumbulla alogjike.
Si mjek, secili variant është shumë i rëndë.
Alimehmeti pretendon që KAS dhe Kolegji i kanë ngrënë të drejtat, por ato të drejta nuk i ishin ngrënë nga Kryetari Berisha sepse ai publikisht e kishte mbështetur kërkesën. Por Berisha vulën e subjektit PD, në qoshe të kërkesës si kandidat nuk ia dha. Pse ishte veç KAS dhe Kolegji që ia refuzuan të drejtën?
Pyetje logjike apo jo?
Dy anëtarë të KAS, me urdhër të Flamur Nokës kërkuan rinumërimin e gjithë kutive të qarkut ku ishte kandidat Alimehmeti. Si i akuzon Alimehmeti ata të dy që me rinumërimin po kërkojnë të mbulojnë vjedhjet e komisionerëve? Po Flamuri çfarë po kërkon të mbulojë?
Quhet logjikë i dashur mjeku Alimehmeti!
Alimehmeti kërkon që kjo gjendje s'mund vazhdojë kështu se numërimi u dashka bërë me makina. Po ku ka qenë Alimehmeti kur kërkohej numërimi ekektronik dhe PD ka 10 vjet që e refuzon?
Mjek bëhesh nuk lind, por si kusht për t'u bërë mjek duhet të ushtrohesh në logjikë./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton familjare nga pritja ...
Ilir Alimehmeti është mjek. Ai është bërë i njohur për opi...
Asllan Dogjanit, të përjashtuarit nga KAS për prishje të r...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rrëfyer në një inter...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike...
Pasi u përjashtua nga të tijtë nga qendra e rinumërimit të...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj...
Gjatë numërimit të votave të diasporës, numërues të PD-së ...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot kërkesën e depozituar nga Part...
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Genc De...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Anëtari i KAS, Koli Bele, në një prononcim për mediat nga ...
Kryeministri Edi Rama po vijon takimet e tij në Hagë, ku n...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Anëtari i KAS-it, Koli Bele, ka dhënë një deklaratë për me...
Ditë e re, ankesë e re. Deputeti i Partisë Socialiste, Eri...
Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Hagë, ku mb...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilloi sot një vizitë...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...