web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strategjia e PS-së për listat e deputetëve/ Teliti: Rama po heq ata që kanë duart në zullum

11 Mars 2025, 16:32, Politikë CNA

Strategjia e PS-së për listat e deputetëve/ Teliti: Rama po heq

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti komentoi sot strategjinë e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 11 majit, sa i përket përgatitjes së listave të deputetëve.

I ftuar në një hapësirë televizive, Teliti tha se ndryshimet në listat e PS-së nuk janë një rifreskim i vërtetë, por përpjekje për të pastruar imazhin e PS-së nga figurat e vjetra e problematike.

Teliti tha se Rama po përpiqet të largojë këta individë për të krijuar imazhin e një partie me figura të reja.

“Fakti që Edi Rama po heq të vjetrit nga lista dhe po fut të rinjtë nuk është për rifreskim, por sepse treçereku i tyre kanë duart në zullum. Njëri akuzohet për blerje votash, një tjetër për interesa të tjera, etj. Ai po përpiqet të largojë këta individë për të krijuar imazhin e një partie me figura të reja”,-tha Teliti./CNA 

 

 

 





Lajmet e fundit nga