web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soros çdo tre muaj në Shqipëri/ I lidhur me Ramën dhe Beniaminin e tij politik

11 Mars 2025, 15:45, Politikë CNA

Soros çdo tre muaj në Shqipëri/ I lidhur me Ramën dhe

Anëtarja e Këshillit Bashkiak dhe drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka folur për marrëdhënien e Soros-it me Shqipërinë.

Sipas Zhulalit, vizitat e tij të shpeshta në Shqipëri tregojnë qartë interesin dhe lidhjen që ka me Ramën dhe Beniaminin e tij politik, Erion Veliajn, që e kishte parashikuar si pasardhës.

"Ardhja e tij në Shqipëri tregon qartë interesin dhe është i lidhur me Ramën dhe Beniaminin e tij politik Veliaj që ishte parashikuar si pasardhës. Këta bashkë do çonin para agjendën e së majtës. Na ka rrënjosur një model shkatërrimtar. Është shkatërrimtare për Shqipërinë dhe vendet fqinje me Shqipërinë", tha Zhulali./ CNA





Lajmet e fundit nga