web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spaho: Rama duhet të japë dorëheqjen

13 Korrik 2023, 11:09, Politikë CNA

Spaho: Rama duhet të japë dorëheqjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka mëshuar kërkesës së deputetit Gazment Bardhi, i cili kërkon praninë e Edi Ramës në Kuvend për të folur në lidhje me dhunën barbare në Krujë dhe aferën e inceneratorëve ku sipas SPAK-ut është i përfshirë dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Spaho tha se qytetarët presin që kryeministri Rama të japë shpjegime dhe se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen.

“Qytetarët e vendit tonë presin që kryeministri të japë shpjegime. Kërkohet arrestimi i krahut të djathtë të Ramës.
A ndodhin këto në ndonjë vend normal në Europë? Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Dëgjojmë dokrra nga kolegët e mazhorancës a thua se me shkopa bejsbolli dolën deputetët e opozitës, a thua se se u shkarkua ministri i opozitës.”-tha Spaho.

 





Lajmet e fundit nga