Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për sherrin virtual mes dy drejtuesve të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.
Teksa ajo që nisi si disa “diss”-e në rrjetet sociale përfundoi në kërcënime, Xhaferri shprehet se dhe vetë garimi i forcave politike ishte kalimtar dhe se të rinjtë nuk kanë forcë të sjellin ndryshim.
Xhaferri shkruan se premtimi për çarje sistemi ishte një utopi dhe se 150 mijë votat i shkuan Ramës.
"Jam nga ata që nuk kam pretenduar kurrë se i takon monopoli i përfaqësimit pozitar apo opozitar vetëm një partie. Përkundrazi, pluralizmi brenda kampeve pozitare dhe opozitare do të ndihmonte shpërbërjen e diktatit të pak individëve mbi fatin e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Jam kundër përqendrimit të çfarëdo lloj pushteti në pak duar, qoftë ai politik, financiar, ligjvënës, gjyqësor apo edhe mediatik.
Shumëllojshmëria sjell zhvillim dhe garë të shëndetshme, e cila sjell mundësi destabilizimi të monopoleve, oligopoleve dhe luftë ndaj stabilokracive vrastare që jetojnë sot në shoqëritë e vogla.Megjithatë, kjo është ana pozitive e medaljes që ky pluralizëm duhet të sjellë.
Ajo që ndodhi në Shqipëri para 11 majit ishte një pluralizëm në numër partish dhe shumë pak në filozofi, ide politike apo qëllim për të sjellë pluralizëm në qeverisje. Përkundrazi, ai ishte për ta fragmentuar sa më shumë opozitë-bërjen.Kishim parti që pranonin se nuk synonin të qeverisnin, qoftë edhe si pjesë e koalicionit, por donin të ishin të paktën edhe një mandat në opozitë, e në mos më tepër. Me pak fjalë, ishin të dorëzuara që nuk do të sillnin kushtet e tyre në qeverisjen e shoqërisë. Pra, votuesi i tyre nuk do të përfaqësohej në politikat që ata premtonin në programin e tyre elektoral, sepse ato nuk do të kishin aplikim në asnjë moment.
Përfunduam në premtime utopike, çarje sistemi imagjinar dhe tani në parodinë e luftës për një mandat që nuk i duhet askujt nga votuesit e këtyre forcave.
Sot është edhe më e qartë se krijimi, ekzistenca dhe garimi i këtyre forcave ishin vetëm kalimtarë, afatshkurtër dhe jetëshkurtër për qëllimet e qarta të pushtetit absolut të Edi Ramës, për të fragmentuar kërcënimin e tij të vetëm: një opozitë të bashkuar dhe të madhe, para zgjedhore apo edhe pas zgjedhore.
Votuesit e këtyre forcave, që me idealizëm, apo me naivitet, apo ndoshta edhe për snobizëm i mbështetën, sot po korrin atë që mbollën: 150 mijë vota të djegura, që i shkuan për shtat sistemit të Edi Ramës.
Kur të rinjtë nuk kanë guximin apo edhe forcën që të ndryshojnë forcat politike tradicionale të mëdha nga brenda, normalisht që nuk do të kenë kurriz që të ndryshojnë shoqërinë dhe Shqipërinë në tërësi. Është logjike, si në sport, që duhet të fitosh kategoritë brenda kampionateve vendase, për të dalë pastaj në garën jashtë vendit", shkruan Xhaferri./CNA
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht ...
Përplasjet mes përfaqësuesve kryesorë të koalicionit “Nism...
Adriatik Lapaj ka postuar këtë të shtunë një thënie të një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ka p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë lidhur me ...
Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahiu akuzoi sot kryemins...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, me anë...
Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panari...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet soc...
Pas përplasjeve mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një inter...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në përmbyllje të...
"Fox News" publikon urdhëresën e sekretarit të shtetit, Ma...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të ...
Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me përfaqësues të T...
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, ka folur për nismën...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...