EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti, ka reaguar për nismën e qeverisë për të sekuestruar mallrat ushqimore që nuk kanë faturë.
Panariti e quajti këtë një padrejtësi, pasi 90% e prodhuesve shqiptarë janë të pafiskalizuar.
Ky vendim, tha Panariti, i nxjerr tregtarët në mënyrë të dhunshme nga tregu dhe i shkakton një dëm të madh prodhimit bujqësor vendas.
Panariti tha se afati 24-orësh për fiskalizimin e produkteve është një goditje e jashtëzakonshme dhe kërkoi të rishikohet vendimi.
Fjalimi i Edmond Panaritit
Deklaratat ultimative të përjashtimit nga tregu po qe se nuk pajisen me faturë tatimore, është 90% e prodhuesve shqiptarë.
Kjo është fizionomia e bujqësisë në Shqipëri, të themi 90% e prodhuesve shqiptarë janë të vegjël dhe të mesëm dhe në pjesën dërrmuese të tyre ata janë të paidentifikuar dhe për rrjedhojë të pafiskalizuar dhe t’u imponosh atyre një afat 24-orësh që o fiskalizohu, o pajisu me faturë tatimore ose dil jashtë tregut, kjo është një padrejtësi.Në radhë të parë, i nxjerr ata në mënyrë të dhunshme nga tregu, një pjesë e tyre mbajnë familjet, por edhe kontribuojnë në ekonominë familjare pikërisht me atë biznes të vogël dhe të mesëm, të cilët me këtë deklaratë ultimative synon ta nxjerrësh përfundimisht nga tregu.
Ky është një dëm i madh që i bëhet prodhimit bujqësor shqiptar, prandaj dhe arsyeja e rrudhjes së sektorëve të bujqësisë është pikërisht përjashtimi dhe mospërkrahja e biznesit të vogël dhe të mesëm, qoftë me fonde të buxhetit të shtetit.
Janë tashmë të përjashtuar edhe nga fondet e Bashkimit Europian dhe ajo që është më e dhimbshme, është që ngarkohen dhe me taksa e tatime siç është TVSH-ja me 20%, e cila e bën këtë prodhim të pakonkurrueshëm.
Nuk është dëshira e fermerit të vogël apo e atij të mesëm që të harxhojë gjysmën e ditës dhe të dalë buzë rrugës apo në një qoshe të pazarit për të tregtuar prodhimet e tij.
Ai nuk dëshiron ta bëjë këtë, por nuk ka prespektivë prodhimi i tij në qoftë se nuk e merr përsipër të bëjë edhe prodhuesin edhe tregtuesin, sepse nuk ka njeri që t’ia marrë prodhimin, nuk ka një organizatë e cila, sikundër edhe në vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian, ka rolin për të shkuar fermë më fermë, stallë më stallë, stan më stan për të grumbulluar prodhimin dhe kështu prodhuesi do të prodhojë dhe tregtari bën tregtimin e mallit.
Për rrjedhojë kështu zhvillohet dhe procesi i fiskalizimit, por i imponuar kështu, në mënyrë taksative, me afate 24-orëshe është një dëm dhe një goditje jashtëzakonisht e rëndë për atë prodhuesin e vogël, i cili tashmë, duke filluar që nga dita e nesërme, përndiqet, për arsye sepse ai nuk ka as kasë fiskale, as mundësi ku të autofaturohet.
Prandaj, të rishikohet ky vendim abuziv, është një vendim i pamenduar mirë dhe ajo që është më kryesorja, do ta çojnë bujqësinë shqiptare drejt pikiatave të reja.
Ju e dini që ne kemi 226 mijë krerë lopë nga 490 mijë krerë që lamë në vitin 2017, ky numër do të shkojë drejt tkurrjes së mëtejshme.
Prandaj duhet patjetër të ndalet ky formalizim i sforcuar.
Ne nuk jemi kundër formalizimit, përkundrazi është në interesin e të gjithë prodhuesve, por formalizimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, nuk duhet të jetë përjashtues.
Prandaj duhet punuar që ato fonde të Bashkimit Europian, fondet e buxhetit të shtetit të bëhet e mundur që të investohet edhe te prodhuesi i vogël dhe i mesëm për ta mbajtur atë në këmbë, për ta bërë të mundur që të plotësojë dhe ato kriteret dhe standardet e cilësisë së sigurisë dhe për të dalë në treg në mënyrë dinjitoze, krahas prodhuesve të mëdhenj dhe njëkohësisht për të dekurajuar importet asfiksuese, të cilët po e rrudhin bujqësinë përditë e më shumë./ CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet soc...
Pas përplasjeve mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një inter...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në përmbyllje të...
"Fox News" publikon urdhëresën e sekretarit të shtetit, Ma...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të ...
Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me përfaqësues të T...
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, ka folur për nismën...
Kryetari i Bashkisë së Kabajës, Fisnik Qosja komentoi sot ...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Juristja Brizida Gjikondi tha sot se ajo çka po përpiqet t...
Analisti Andi Bushati komentoi sot lidhur me sulmet e ashp...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri u nda...
Deputeti demokrat Dashnor Sula e quajti sot një telenovelë...
Adriatik Lapaj, bashkëdrejtues i koalicionit Nisma ‘Shqipë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi gjyka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...