E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

"Fox News" publikon urdhëresën e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, për të mos uruar liderët me rezultat të kontestuar publikisht.
Nuk ka dyshim se politika e administratës amerikane të periudhës Trump ka ndryshuar radikalisht me atë të pararadhëseve, në lidhje me qëndrimin që Uashingtoni mbante për zgjedhjet parlamentare në vende të ndryshme. Efektet e kësaj ere të re me sa duket janë ndier edhe në Shqipëri. Një dokument i brendshëm i Departamentit të shtetit, i zbuluar nga "Fox News" të lejon të kuptosh më shumë për këtë. Aty thuhet shprehimisht se diplomatët e SHBA-së dhe ambasadat lokale janë të lira të bëjnë deklarata urimi për fituesit e zgjedhjeve ose t'i përshëndesin ata, me përjashtim të rasteve kur rezultatet e votës janë të kontestuara.
“Selitë jashtë SHBA-së, mundet, pa pasur nevojë për miratim nga Uashingtoni, të publikojnë deklarata në faqet e tyre të internetit, në rrjetet sociale, apo në mediat lokale për të uruar fituesit, përveçse në rastet kur rezultati i zgjedhjeve kontestohet publikisht”, thuhet në dokumentin e bërë publik nga media e së djathtës amerikane. Natyrisht në këtë material nuk përmendet asnjë vend i veçantë, vetëkuptohet që as Shqipëria, por në njëfarë mënyre ai vlen për të shpjeguar polemikën e madhe që u hap në Tiranë, për mesazhin e thatë për zgjedhjet tona, ku nuk urohej Rama si fitues, por populli shqiptar që kishte votuar.
“Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, shkruante ambasada me një vonesë dyjavore pas garës elektorale të 11 majit.
Çudia që bëri ky mesazh nuk lidhej vetëm me vonesën në reagim, por mbi të gjitha me diferencën e madhe që ai kishte me urimin që i ishte bërë personalisht, katër vite më parë, në zgjedhjet e vitit 2021, kryeministrit Rama. Atëherë zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Ned Price, jo vetëm ishte shprehur qartë se vendi i tij e “njihte rezultatin”, por sikur kjo të mos mjaftonte ai kishte theksuar se SHBA-ja “përgëzojnë Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre zgjedhore” duke shtuar se “rezultati duhej pranuar nga të gjithë”.
Pra, ndryshe nga sot, kur nuk pati as urim për Ramën, as deklaratë për njohjen e rezultatit, as thirrje drejtuar humbësve për ta pranuar atë, hendeku mes dy qëndrimeve duket flagrant.
Është e kuptueshme se në urdhrin ndaj Shqipërisë, përpos qasjes së sekretarit të shtetit, Marco Rubio, për të mos uruar liderët me fitore të kontestuar, ka luajtur një rol të dukshëm edhe fakti se me anë të lobistëve të saj opozita vendase ka bërë të mundur të dëgjohen pretendimet për zgjedhje të manipuluara.
PD nuk e ka fshehur kurrë se ajo po i konteston zgjedhjet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dhe për këtë duket se është ngarkuar kompania lobuese “Continental Strategy”, në Uashington, e cila paguhet me 250 mijë dollarë në muaj për çdo shërbim që i kryen opozitës shqiptare.
Në “raportin paraprak” të dorëzuar nga kjo kompani në Departamentin e Drejtësisë më 16 maj, PD këmbëngulte për një “hetim ndërkombëtar” për zgjedhjet si dhe për krijimin e një “qeverie teknike” për të organizuar zgjedhje të lira.
Por, duket se fjala e kompanisë “Continental Strategy” ka goxha peshë në korridoret e diplomacisë amerikane. Ajo është themeluar nga njerëz shumë pranë presidentit Trump, si një prodhim i krijuar nga rrethi i tij i ngushtë. Ai që ka firmosur kontratën e shërbimeve me PD-në është Carlos Trujillo, themeluesi i kësaj kompanie në vitin 2021, ish-këshilltar dhe jurist pranë Trump. Aty bën pjesë edhe Katie Wiles, vajza e Susie Wiles, ish-shefja e fushatës së Trump së bashku me La Civita-n dhe që sot shërben si shefe kabineti e plotfuqishme e presidentit amerikan. Po në të njëjtën kompani bën pjesë edhe Alberto Martinez, ish-shef stafi i sekretarit aktual të Shtetit, Marco Rubio.
Pra, trokitjet e “Continental Strategy” në dyert e zyrtarëve që merren me Shqipërinë, duket se kanë pasur fatin që të jenë sinkron me politikën e re të Departamentit të Shtetit për të mos uruar liderët fitoret e të cilëve janë kontestuar publikisht. Një gjë e tillë bëhet mëse e qartë në dokumentin e publikuar nga "Fox News". E kjo përbën një shpjegim të qartë, edhe se pse SHBA nuk e uroi Ramën.
Në dokumentin e sekretarit të shtetit, Marco Rubio, theksohet gjithashtu se “Sipas qasjes së administratës për sovranitetin kombëtar, Departamenti do të bëjë komente publike mbi zgjedhjet vetëm kur të ekzistojë një interes i qartë dhe i fuqishëm i politikës së jashtme amerikane për ta bërë këtë”./ Lapsi.al
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të ...
Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje me përfaqësues të T...
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, ka folur për nismën...
Kryetari i Bashkisë së Kabajës, Fisnik Qosja komentoi sot ...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Juristja Brizida Gjikondi tha sot se ajo çka po përpiqet t...
Analisti Andi Bushati komentoi sot lidhur me sulmet e ashp...
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri u nda...
Deputeti demokrat Dashnor Sula e quajti sot një telenovelë...
Adriatik Lapaj, bashkëdrejtues i koalicionit Nisma ‘Shqipë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi gjyka...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-së për të shpall...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është përgjigjur pyetjes "Çf...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje banorëve të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sot në një deklaratë për media...
Sot në GJKKO do të zhvillohet seanca për kreun e PL-së, Il...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rënd...
Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur Presidentin e Emiratev...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...