
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas seancës plenare në Kuvend, ku këtë të enjte u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, se kjo e fundit nuk akuzohet për korrupsion.
“Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor”,-u shpreh Rama në një postim në platformën ‘X’.
Në të vërtetë, akuza që rëndon mbi Ballukun është ajo e shkeljes së barazisë në tenderë, siç cilësohej nga SPAK-u më datë 16 dhjetor 2026.
“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”,-sipas njoftimit të SPAK-ut.
E parë në një këndvështrim krahasues, akuza pas hetimeve nga SPAK-u ka pasur edhe për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Edi Rama di ta bëjë mjaft mirë diferencën mes dy rasteve. Përtej thashethemeve, e vërteta është se Balluku ka vetëm atë akuzë, ndërkohë që Erion Veliaj ka të tjera akuza. Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim të produkteve të veprës penale, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve të ndaluara në burg. Pra, diferenca është e qartë.
Më konkretisht, 13 akuzat për 5 vepra të rënda penale janë:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “A...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “F...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “P...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “G...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “K...” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “E..” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Kryeministri di t’i vërë pikat mbi ‘i’ në këtë rast, sepse ish-zëvendëskryeministrja e tij nuk ka ndonjë akuzë të rëndë, ndërsa nga ana tjetër, Erion Veliaj rrezikon me akuzat që ka, ndaj dhe ai e bëri diferencën midis Ballukut dhe Veliajt.
Edhe sikur Belinda Ballukut t'i përsëritet 100 herë e njëjta akuzë, nuk shkohet dot tek akuzat që ka Erion Veliaj, sepse praktika juridike dhe gjykatat i kanë dhënë vendimet e qarta.
Prandaj po tentohet që të bëhen veprime nëpërmjet Sokol Sadushit për në Gjykatën e Lartë, jo për t'i qarë hallin Belinda Ballukut, por për të nxjerrë nga burgu Erion Veliajn./CNA
Delegacioni i BE-së në vendin tonë ka reaguar pas rrëzimit...
Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar në lidhje me rr...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të bëra n...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka ndarë një reagim mbi...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar pak minuta më parë,...
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se opozita do të vijojë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas mbylljes...
Opozita ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend me 82 vota kundë...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka marrë një tjetër “...
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 82 vota kundër dhe 47 p...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka paraqitur në ...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në emër të 5...
Teksa po zhvillohet seanca plenare në Kuvend, njëri prej s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykashi, ka prezant...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur sot në Kuve...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për med...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetët de...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur për m...
Ambasada Britanike ka ndarë një mesazh pak para nisjes së ...
Partia Demokratike pak përpara nisjes së seancës plenare k...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...