
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ambasadat në lidhje me seancën e sotme plenare për imunitetin e Ballukut.
Në një reagim në platformën "X", Rama shkruan se mazhoranca është plotësisht dakord me parimet e shprehura nga ambasadat, por e ka të pandryshuar synimin për anëtarësimin në BE brenda 2030.
Duke u ndalur te rrëzimi i kërkesës së SPAK-ut, Rama shkruan se mazhoranca bëri sot atë që do të bënte çdo Parlament europian.
Rama thotë se Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë i patrazuar, teksa thotë se mbështetja ndaj SPAK-ut vijon e patrazuar.
Reagimi i Ramës
Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%.
Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj:
• Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian
• Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur.
• Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar e Komisionit Europian.
• Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor.
• Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë.
Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë!
Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka ndarë një reagim mbi...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar pak minuta më parë,...
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se opozita do të vijojë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas mbylljes...
Opozita ka reaguar pas rrëzimit në Kuvend me 82 vota kundë...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka marrë një tjetër “...
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar me 82 vota kundër dhe 47 p...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka paraqitur në ...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, në emër të 5...
Teksa po zhvillohet seanca plenare në Kuvend, njëri prej s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykashi, ka prezant...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur sot në Kuve...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për med...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe deputetët de...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka folur për m...
Ambasada Britanike ka ndarë një mesazh pak para nisjes së ...
Partia Demokratike pak përpara nisjes së seancës plenare k...
Ditën e stome në seancën plenare që nis në orën 10:00, do ...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, n...
Në vijim të vizitës zyrtare, ministri për Europën dhe Punë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...