“Është koha që qeveria të veprojë!”/ Tabaku: Duhen plane konkrete dhe serioze për të diversifikuar sektorin e energjisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka q...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për hakerimin e platformës qeveritare e-Albania.
Në një deklaratë për shtyp, Ristani i cilësoi qëndrimet e Ramës si një skenar hollivudian, ndërsa pretendon se Qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë.
Ai kujtoi rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, që pretendon se ishin siguruar përmes të njëjtit sistem.
Anëtari i Kryesisë së PD-së paralajmëroi se pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.
Deklarata e Arben Ristanit:
Qeveria ka njoftuar sot për një sulm kibernetik kundër sistemeve qeveritare dhe faqes e-albania.
Me gjuhën e një skenari hollivudian, me hakera dhe armiq ndërkombëtarë, duket se qeveria po mundohet të fshehë më shumë se të zbulojë.
Më i pabesueshëm bëhet hakerimi po të kujtojmë rekordet thuajse kriminale të qeverisë sa i takon privatësisë së qytetarëve.
Partia Demokratike risjell në vëmendje rastin e patronazhistëve, të cilët kishin në duar të dhëna të qytetarëve shqiptarë, të siguruara përmes të njëjtit sistem, për të cilin sot thonë se është hakeruar.
Në një rast të dytë të paprecedent, punonjësit e së njëjtës administratë nxorën të dhëna sensitive të qytetarëve, që nga rrogat, të dhënat personale e me rradhë.
Një qeveri që ka një rekord të tillë në trajtimin e bankës së të dhënave të nënshtetasve, duket e pabesueshme kur thotë se ka rënë pre e metodave të veta.
Kur të tjerët e trajtojnë ashtu si ajo trajton qytetarët e vet, për shqiptarët kjo nuk përbën lajm, por pazotësi të qeverisë.
Partia Demokratike, duke njohur ‘instrumentet e së keqes’ që përdor Rama, paralajmëron publikun se, pas lajmit për hakerimin mund të fshihen rrjedhje të tjera të databazës dhe të dhëna sensitive publike.
Kur kjo të ndodhë, Shefi i Shtabi të Përgjithshëm të Patronazhistëve, do t’ja hedhë fajin hakerimit të bërë nga ‘forca të panjohura’./ B.A. - CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka q...
Zv.kryeminsitri, Arben Ahmetaj, ka folur sot për proje...
Enri Ceno është prezantuar sot nga lideri demokrat Sal...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin kibernetik...
Deputeti Erion Braçe vijon të bëjë rolin e opozitarit,...
Në mars të vitit 2022, pra vetëm pak muaj më parë, Gjykata...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konfe...
Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar sot sekretari...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën ...
Grupi i Lulzim Bashës po bën çdo përpjekje për të mbaj...
Presidenti Ilir Meta, si rrallëherë më parë, ka publik...
Lulzim Basha ka vendosur të “zgjohet” dhe të bëhet akt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Shqipëria u trondit sot nga një atentat me tri viktima...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përcj...
Pasi u largua me turp nga selia e PD-së, duket se ish-kreu...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pasi ...
Partia Lëvizja e Re ka reaguar për procesin e integrim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...