“Akt gjenocidal ndaj artit dhe kulturës shqiptare”/ Berisha: Flitet vetëm për shkarravinat e Edi Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot një pje...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot PD-ja synon të bëjë ndryshime të mëdha në fushën e artit dhe kulturës, pasi situata aktuale është emergjente. Berisha ndau edhe një pjesë të Programit të partisë për Kulturën.
Në fjalën e tij, nga selia e PD-së, Berisha tha se kultura do ketë ministrinë e vet, me misionin më të rëndësishëm të zhvillimit, konsolidimit të mbrojtjes të kulturës kombëtare.
Berisha u shpreh se arti dhe kultura kanë nevojë urgjente për një transparencë të plotë për të gjitha fondet, që do të vendoset më 11 maj.
Berisha shtoi se mbështeten artistët dhe njerëzit e kulturës, të letrave dhe do të lehtësohen taksat mbi librin.
“PD zotohet t’i kushtojë një rëndësi parësore artit dhe kulturës si elementë më thelbësorë të identitetit tonë kombëtar.
Ne shqiptarët, një komb plurireligjioz, në rast se të tjerët kanë identitet besimin fetar, ne identitet kombëtar kemi kulturën dhe gjuhën. Dhe nuk është e rastit që kjo shpërfillje e madhe që i bëhet kulturës dhe artit, të kenë prapamendim, të ketë synim pikërisht identitetin kombëtar.
Ndaj dhe jam këtu për të garantuar artistët dhe të gjithë botën e artit dhe të kulturës, se qeveria e ardhshme do të adaptojë një qëndrim totalisht transformues të kësaj situate.
Së pari, kultura do ketë ministrinë e vet. Kultura është në gjendje e imagjinoni vetë ju. Një ministër antikulture që bën betejë me trashëgiminë, me kulturën e vendit.
Pra, do ketë një Ministri Kulture me misionin më të rëndësishëm të zhvillimit, konsolidimit të mbrojtjes të kulturës kombëtare.
Drejtuesit e institucioneve kulturore do të zgjidhen nga vetë punonjësit. Do të jenë më të mirët e më të mirëve.
Imagjinoni ju se çfarë batërdie është bërë me drejtimet. Merrni operën dhe baletin sa herë ia ka ndryshuar drejtuesit. Të gjitha në funksion të parave.
Arti dhe kultura kanë nevojë urgjente për një transparencë të plotë për të gjitha fondet. Dhe i garantoj se borde që vendosin transparencë të plotë do funksionojnë menjëherë pas 11 majit.
Meritokracia dhe nxjerrja e këtij sektori jashtë konfliktit të interesit, do jenë bazë e reformës.
Reforma në sistemin e arteve dhe të kulturës duhet të angazhohet në një reformë të thellë të burimeve të financimeve të këtij sektori.
Qeveria do rrisë kontributin, do dyfishojë buxhetin për kulturën dhe artin.
Kjo nuk mjafton.
Qeveria do të mundësojë me ligjet më të mira të sponsorizimit kontributin e sektorit privat në sponsorizimin e veprimtarive private, kulturore dhe artistike.
Qeveria angazhohet për një bashkëpunim kombëtar. Pra, kultura është çështje e identitetit kombëtar.
Qeveria angazhohet të mbështesë artistët dhe njerëzit e kulturës, të letrave, të librit, shqiptarët kudo që ndodhen.
Një transformim rrënjësor i legjislacionit në fushën e artit, kulturës dhe librit.
Ju nuk mund të imagjinoni taksat që janë të vendosura mbi librin, të cilat e largojnë me kilometra librin nga lexuesi për shkak të çmimeve të larta që imponojnë.
Rikthimi i detyrueshëm për të gjitha bibliotekat publike për të pasur librat që publikohen të autorëve shqiptarë, por edhe të autorëve të huaj.
Një përpjekje e madhe do bëhet për promovimin e librit, i cili po syrgjynoset. Nuk ka asnjë mbështetje, përkundrazi ka vetëm barriera të mëdha fiskale dhe të tjera”,-tha Berisha./CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndau sot një pje...
Sot është mbajtur takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipë...
Deputet i Partisë Socialiste, Ilir Pendavinji, ka zhvillua...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e d...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e d...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Një luftë "e ftohtë" ka nisur mes Agron Shehajt dhe Adriat...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish Luli Bashën d...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën "Sy M’Sy", u është përg...
WebLajm.com mëson se disa javë më parë, pas mesnate, siste...
Gazetarja Klodiana Lala tregoi sot disa detaje në lidhje m...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar sot shkaqet e vërteta për t...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se personat që kanë vjedhur ma...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar sot se kush i ka vjedhur do...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me më...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka deklaruar sot se ka...
Frida Mavriqi, drejtuesja e qarkut të Fierit në Partinë Mu...
Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Tau...
Drejtuesi i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi është ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi sot një ins...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...