“Aty të kalbesh, se e meriton”/ Komentuesit i 'kthehen' Veliajt pas 100 ditëve në burg
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk e k...

Sot u prezantua programi “Bridge”, një iniciativë e re që synon të fuqizojë kërkimin shkencor dhe të forcojë lidhjet institucionale mes universiteteve shqiptare dhe diasporës akademike.
“Bridge” është një cikël i programit READ, një bashkëfinancim mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili konsolidon një marrëdhënie të qëndrueshme me akademikë shqiptarë që kontribuojnë në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.
“Kemi sot mundësi të re mbështetje për universitetet tona që është Bridge nga READ. Bashkëpunimi i diasporës akademike dhe i studiuesve tanë, i kërkuesve shkencorë, i përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, i rritjes së grupeve të kërkimit shkencor brenda universiteteve, por duke pasur gjithmonë një mbështetje nga diaspora akademike, për ne sjell një model të ri zhvillimi brenda universiteteve tona dhe për më tepër ky model zhvillimi është edhe i qëndrueshëm, pasi vjen nga një partner, i cili jo vetëm ofron qëndrueshmëri, por na ofron edhe garanci për transparencën, për efektivitetin, për menaxhimin e mirë të burimeve tona financiare, por mbi të gjitha për fuqizimin e burimeve njerëzore”,-tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Thirrja e parë për bashkëpunim, ka reflektuar interesin e lartë dhe potencialin e fuqishëm të këtij rrjeti bashkëpunimi.
“Vërtet jam e kënaqur që janë 477 projekte, të cilat kanë aplikuar dhe janë 55 prej tyre të cilat janë përzgjedhur si projekte fituese, projekte të cilat janë të fushave të ndryshme, duke nisur nga shkenca mjekësore, ato mjedisore apo shkencave kompjuterike gjithashtu edhe të shkencave humane, të tekonologjisë dhe inovacionit, të inteligjencës artificiale, janë projekte shkencore të cilat janë miratuar, por rëndësi të veçantë dua t'i jap këtij modeli bashkëpunimi. Qeveria shqiptare përmes AKKSHI vendos buxhet për bashkëfinancim në këtë projekt, duke rritur efikasitetin duke rritur përfitueshëmrinë dhe mbi të gjitha duke rritur cilësinë e projekteve të kërkimit shkencor”,-tha Ministrja Manastirliu.
Programi “Bridge”, është një urë bashkëpunimi mes diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare, për rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe ekselencës akademike në universitetet tona. Bashkëpunimi i diasporës akademike dhe i studiuesve dhe kërkuesve shkencorë në Shqipëri, me bashkëfinancimin e projekteve të kërkimit shkencor me financimin e përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përmes AKKSHI dhe Programit READ të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), po krijon një model të ri zhvillimi të qëndrueshëm brenda universiteteve tona. Programi pilotohet fillimisht në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Fan Noli” në Korçë.
Përmes “Bridge” lind një mundësi e re mbështetje për avancimin e ekselencës akademike në vend, për të çuar në një nivel të ri kërkimin shkencor në universitetet shqiptare dhe për t’i shërbyer me këto projekte, misionit të tretë të universiteteve që është ndikimi në shoqëri.
Qëllimi është forcimi i diplomacisë akademike, për të ngritur cilësinë e universiteteve shqiptare dhe për të ofruar mundësi reale zhvillimi për të rinjtë e vendit./CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk e k...
Kryetarët e partive të reja që kanë mundur të sigurojnë ve...
Ky vit përkon me 100-vjetorin e institucionit të Kontrolli...
KQZ njofton se ka përfunduar edhe procesi i numërimit dhe ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli me tone të ...
Kryebashkiaku i arrestuar për disa vepra të rënda pena...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një një k...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të...
Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet e 11 majit me një re...
Nis zyrtarisht më 25 maj stërvitja shumëkombëshe “Defender...
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, re...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taul...
Drejtuesi politik i Qarkut të Korçës, Ivi Kaso, ka bërë re...
Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota bren...
Në 100-vjetorin e krijimit të KLSH-së, ambasadori i BE-së,...
LUFTA BRENDA LLOJIT Korça është një fenomen që duhet anal...
Në zgjedhjet e 11 majit garuan 11 subjekte politike, përfs...
KQZ ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi i votave pre...
KQZ ka bërë me dije se numërimi i votave të Diasporës ësht...
Drejtuesi i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka r...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...