100-vjetori i KLSH-së/ Gonzato: Institucioni, rol të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në BE
Në 100-vjetorin e krijimit të KLSH-së, ambasadori i BE-së,...

Partia Socialiste ka arritur që të marrë 733,727 vota brenda vendit gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që tashmë ka numëruar 5217 kuti, nga 5,225 në total.
Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste ka humbur rreth 34 mijë votues, me një rënie prej 4.5%. Kjo parti fitoi zgjedhjet duke marrë 52.14% të votave të brendshme dhe 61.15% të emigrantëve, që votuan për herë të parë këtë vit, me një total prej 53.26%, që i dhanë asaj 83 mandate.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, një koalicion mes Partisë Demokratike dhe 25 partive të tjera, përfshirë dhe Partinë e Lirisë (ish-LSI), ka marrë 480,225 vota në zgjedhjet e 2025-ës, duke humbur gati 140 mijë votues, me një rënie prej 22.5%.

PD mori 34.27% të votave të brendshme dhe 23.54% të emigrantëve, me një mesatare prej 32.93%, që i prodhuan 50 mandate.
Nëse krahasimi bëhet duke mbledhur votat e PD-së dhe LSI-së në 2021-shin, (PD ishte në koalicion me 13 parti të tjera me siglën Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim, ndërkohë që LSI garoi më vete në atë kohë), ato morën në 2021 rreth 729 mijë vota (107 mijë vota i mori LSI).
Duke pasur parasysh që Partia e Lirisë (ish-LSI) ishte brenda koalicionit në 2025-ës, këto dy parti së bashku kanë humbur 247 mijë votues, me një rënie prej gati 40% në krahasim me zgjedhjet e 2021-shit.

Elbasani dhe Fieri, qarqet ku PD u tkurr më shumë
Partia Demokratike (pa përfshirë LSI-në) ka humbur votues në të gjitha qarqet. Më e thellë rënia ka qenë në Qarkun e Fierit, me 25 mijë votues më pak, me një tkurrje prej 40%.
Qarku i dytë me humbjen më të fortë është Elbasani, me 18 mijë votues më pak, me një reduktim prej 32.6%. Më pas vijon Korça, ku numri i votuesve është ulur me 27% (-17 mijë votues). Në të gjitha qarqet, PD ka shënuar rënie dyshifrore. Më e ulët tkurrja është në Tiranë me 17% më pak (-31 mijë votues).
Duke mbledhur edhe votat e LSI-së, rënia më e fortë në përqindje vijon të mbetet Fieri (-48%), e ndjekur nga Gjirokastra (-41%), Elbasani (-39%), Korça (38%). Tkurrja më e vogël është në Kukës (-21%), ku LSI pothuajse nuk kishe elektorat në 2021-shin.
Partia Socialiste ka arritur që të rrisë votuesit në katër qarqe, Shkodër (+15%), ose 4.5 mijë votues më shumë; Dibër me 11.8% (+3.4 mijë votues); Fier me 5.9%, ose 5.4 mijë votues shtesë, dhe Lezha me një rritje minimale prej 1.1% të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2021-shit.
Humbjen më të madhe të votuesve PS e kishte në Kukës me 20% më pak (-2.9 mijë votues); Berat, me rënie 13% (-5.5 mijë votues) dhe Vlorë (-9.8%, ose 5.8 mijë më pak). PS kishte gati 19 mijë votues më pak dhe në Tiranë, me një rënie prej 8.3%./Revista Monitor

Në 100-vjetorin e krijimit të KLSH-së, ambasadori i BE-së,...
LUFTA BRENDA LLOJIT Korça është një fenomen që duhet anal...
Në zgjedhjet e 11 majit garuan 11 subjekte politike, përfs...
KQZ ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi i votave pre...
KQZ ka bërë me dije se numërimi i votave të Diasporës ësht...
Drejtuesi i PD për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka r...
Ditën e sotme përfundoi numërimi për votat preferenciale n...
Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj i ftuar në MCN...
Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “Çim Peka l...
Kryetari i Partisë Muindësia, Agron Shehaj i ftuar në MCN ...
Numërimi i votave brenda vendit për qarkun Tiranë është mb...
Kandidati për deputet i PD në qarkun e Durrësit, Aulon Kal...
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të diasporës...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
Jamarbër Malltezi ka bërë një deklaratë pas kalimit për gj...
Kanë mbetur 9,295 zarfe të diasporës në Qarkun Tiranë për ...
Këtë të hënë, kandidati në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun ...
I ftuar në një studio televizive, mjeku dhe kandidati Ilir...
Në Prokurorinë e Përgjithshme u zhvillua ditën e sotme një...
Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Ka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...