Beteja mes socialistëve në Vlorë/ Ja kush rrezikon të humbasë mandatin
Partia Socialiste fitoi 9 mandate në Qarkun e Vlorës. Sipa...

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, kërkoi sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjithë hapat e procesit të numërimit të votës nga diaspora.
Kaso tha se PD kërkon nga KQZ mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.
Në një deklaratë për median, Kaso u shpreh se dështimi katastrofik i këtij procesi ngado, po veçanërisht në Greqi, shpaloset përditë, me prova, para syve të qytetarëve.
“Teksa po numërohen votat e fundit të diasporës, procesi jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë qesharak, por qartazi u ka dalë nga duart atyre që projektuan këtë masakër elektorale.
Dështimi katastrofik i këtij procesi ngado, po veçanërisht në Greqi, shpaloset përditë, me prova, para syve të qytetarëve.
– Pas rasteve të panumërta të denoncuara nga bashkatdhetarët tanë, të zarfeve të mbërritur bosh pa fletë votimi, të zarfeve të shpërndarë nga patronazhistë, paradoksalisht këtej numërohen shumë më shume fletë votimi sesa zarfe të ardhur;
– Pas zarfeve të mbërritur për në Qarkun Durrës që përmbanin vota për Gjirokastrën,
– Pasi KQZ ende sot nuk di të na thotë se sa fletë votimi ka vulosur për diasporën, …e sa e sa raste çudirash të tilla,
Ky proces është tashmë i kompromentuar rëndë dhe jo legjitim.
Për më tepër ai reflekton edhe atë që ka ndodhur brenda vendit, nëpërmjet të njëjtit mekanizëm!
Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjithë hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.
Gjithashtu i kërkojmë KQZ-së mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.
Ky proces tashmë ka rënë totalisht.
Ne nuk mund të shpëtojmë, për fat të keq, fytyrën e këtij procesi, i cili me këmbënguljen e Partisë Demokratike synonte t'u jepte të drejtën e munguar shqiptarëve jashtë Shqipërisë, por që u korruptua në palcë dhe u disintegrua përpara syve të gjithë shqiptarëve, në sajë të vullnetit të mbrapshtë të kësaj mazhorance!”,-tha Kaso./CNA
Partia Socialiste fitoi 9 mandate në Qarkun e Vlorës. Sipa...
Shifrat janë kokëforta, 1+1=2. Nga manipulimet 1+1 mund t...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u s...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për med...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nda...
Gjatë prezantimit të sotëm në Prokurorinë e Përgjithshme t...
11 kandidatë, ndër të cilët edhe dy kandidatët e njohur që...
Sot, në Prokurorinë e Përgjithshme, u prezantuan rekomandi...
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, Ilir ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Diaspora ka vo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se nuk do të j...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar mbetjen jashtë pa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Al...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka hedhu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas pak do të paraqitet në SPA...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u sh...
Ish-deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish mbi rezultatin...
Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...