
Partia Socialiste fitoi 9 mandate në Qarkun e Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare në KQZ, nga rezultatet përfundimtare rezulton se socialistët të kenë siguruar rreth 64560 vota, me rreth 60.44% dhe e përkthyer kjo në 9 mandate. Partia Demokratike ka marrë në total 26162 vota, me 24.49%, duke u përkthyer kjo në 3 mandate, që ka sjellë edhe rënien e një mandati nga lista e mbyllur, i cili ishte numri 4 në listë, Atird Hoxha.
Por brenda socialistëve duket se ka garë. Edhe pse ka 9 mandate, ka një garë midis dy kandidatëve për vendin e 9-të. Në garë janë Vasil Llajo dhe Klejvis Kaso.
Nga votimi brenda vendit, Vasil Llajo ka 4894 vota dhe Klejvis Kaso ka 4623 vota, me një diferencë prej 271 votash, ka kryesuar Vasil Llajo, i cili ka marrë mandatin e 9-të të socialistëve për Qarkun e Vlorës. Por po të shohësh tashmë votimin që po vjen nga emigrantët, Vasil Llajo deri në këto momente ka vetëm 65 vota, ndërsa Klejvis Kaso ka 282 vota, duke bërë që diferenca prej 271 votash tashmë të jetë vetëm 54 vota.
Në total, Vasil Llajo, deri në këto momente ka 4959 vota, ndërsa Klejvis Kaso ka 4905 vota. Diferenca është mjaft e madhe. Klejvis Kaso ka marrë nga votat e emigrantëve rreth 5 herë më shumë sesa Vasil Llajo. Janë numëruar në total 5298 zarfe dhe janë rreth 10700 zarfe të tjerë për t’u numëruar.
Pra, rreth 10 mijë zarfe më shumë se ato që janë numëruar deri në këto momente, çka do të thotë se me këtë trend ku me 5 mijë votat e para, Klejvis Kaso ka një diferencë shumë të madhe me Vasil Llajon.
Gara është mjaft e ashpër dhe duket se kandidati socialist, i cili është renditur i pari në listën pritëse, mund të rrëzojë Vasil Llajon, biznesmenin e “Intermedica”-s, i cili tashmë rrezikon ta humbasë mandatin me votat e emigrantëve./CNA
Shifrat janë kokëforta, 1+1=2. Nga manipulimet 1+1 mund t...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u s...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për med...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nda...
Gjatë prezantimit të sotëm në Prokurorinë e Përgjithshme t...
11 kandidatë, ndër të cilët edhe dy kandidatët e njohur që...
Sot, në Prokurorinë e Përgjithshme, u prezantuan rekomandi...
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, Ilir ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Diaspora ka vo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se nuk do të j...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar mbetjen jashtë pa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Al...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka hedhu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas pak do të paraqitet në SPA...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u sh...
Ish-deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish mbi rezultatin...
Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas për...
Siç u njoftua edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tan...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...