Mbeti jashtë parlamentit/ Alimehmeti: Ky sistem duhet fshirë, gara ishte e brendshme, jo ndaj kundërshtarit
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, Ilir ...

Sot, në Prokurorinë e Përgjithshme, u prezantuan rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Të pranishëm ishin ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i SPAK-ut, Altin Dumani. Në fjalën e tij, Dumani u shpreh se rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna dhe kjo e bën të paplotë këtë dokument.
Dumani tha se rekomandimet nuk shprehen me të dhëna statistikore të nevojshme dhe nuk ofrojnë asnjë përkufizim racional.
Kreu i SPAK-ut i konsideroi të mirëpritura rekomandimet, teksa shtoi se institucioni shpreh gatishmërinë maksimale për të përmbushur detyrat. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme në fjalën e tij evidentoi dhe disa gjetje të SPAK.
“Pasi jemi njohur me rekomandimet nuk mund të rri pa thënë disa elementë, disa gjetje tonat. Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje. Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike. Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional.
Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese. Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.
Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.
Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar. Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve”, tha Dumani./CNA
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, Ilir ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Diaspora ka vo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se nuk do të j...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar mbetjen jashtë pa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Al...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka hedhu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas pak do të paraqitet në SPA...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u sh...
Ish-deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish mbi rezultatin...
Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas për...
Siç u njoftua edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tan...
Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri deklaroi sot se PD e ...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar pasditen e ...
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ngriti sot ak...
Isuf Çelaj ka reaguar pasditen e kësaj të diele lidhur me ...
Pas kontrolleve në Kavajë, vijon aksioni për krimet zgjodh...
Pas një procesi disaditor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, edhe pse...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...