Shifrat janë kokëforta, 1+1=2.
Nga manipulimet 1+1 mund të shkojnë baraz, por ai njëshi i tretë duhet të jetë i prodhuar, pra duhet diku si fakt apo provë e fshehur nga rezultati te veprimet konkrete.
Në Qarkun e Korçës, PD ka një rezultat total të votave, sipas të dhënave zyrtare deri më tani, prej rreth 40 mijë votash, ekzaktësisht 39,776 vota, pra 32.63% që prodhojnë 4 mandate.
PS ka 68,116 vota ekzaktësisht 55.87% që prodhojnë 6 mandate.
Rezultati i PD-së me rreth 40 mijë vota është gati i pabesueshëm (katastrofë elektorale), është rezultati më i ulët historik, duke pasur parasysh këtu se vetë si qark Korça ka rreth 36,400 vota, pasi i janë shtuar rreth 3370 vota nga emigrantët.
PD ka rreth 9 mijë vota më pak se në vitin 2017 kur është rezultati i saj më i dobët historik me 45 mijë vota.
Dhe, sipas përqindjes, afërsisht ka më pak vota se në vitin e zi 1997, ku PD ishte “armiku”.


Nuk diskutohet me 2001 dhe 2005. Si përqindje PD ka regjistruar rezultatin e saj më të ulët historik në vitin 2025 e vetme pa llogaritur se ka pasur në koalicion Partinë e Lirisë dhe PBDNJ që kanë peshë specifike në Qarkun e Korçës.
Partia Socialiste ka një rënie në Qarkun e Korçës nga votuesit brenda vendit që është rreth 57 mijë vota, një rënie e lehtë kjo nga rreth 60 mijë vota që ka pasur në vitin 2021 apo në vitin 2017.
Socialistët e kanë ruajtur afërsisht trendin e tyre rreth 60-62 mijë vota në Qarkun e Korçës, por janë shtuar edhe 10 mijë vota nga emigracioni.
Ndërkohë që diferenca PD-PS në vitin 2021 ka qenë rreth 10 mijë vota, demokratët kanë qenë me rreth 51 mijë vota dhe socialistët rreth 60 mijë vota.
Pritej një rritje e madhe e PD-së, por në fakt nga viti 2021 me rreth 51 mijë vota demokratët kanë shkuar 36 mijë vota me një rënie prej 15 mijë votash.
Është ikja në emigracion, mosorganizimi, mosdalja e njerëzve për të votuar, lista e ndërtuar gabim, mungesa e një fushate të fortë nga demokratët, janë faktet që flasin vetë.
Ndoshta disa parti kanë pak vota në përqindje, por po të shohim Koalicionin Euroatlantik të Lulzim Bashës ka rreth 1036 vota si qark me gjithë votat nga Diaspora rreth 1100 vota.
Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" ka rreth 4536 vota në qarkun e Korçës së bashku me votat nga Diaspora shkon rreth 5800 vota pra rreth 1300 vota nga Diaspora me një përqindje rreth 5%.
Më pas Partia "Mundësia" e Agron Shehajt merr vota nga opozita rreth 2256 vota në Qarkun e Korçës dhe në total 2622 vota me gjithë votat e Diasporës dhe PSD me rreth 2500 vota, të cilat në total me votat e Diasporës shkojnë rreth 2700 vota.

Me një aritmetikë të thjeshtë po të mbledhim votat e Partisë "Nisma Shqipëria Bëhet", Lulzim Bashës, shkojnë 7000 plus rreth 2500 vota e Agron Shehajt shkojnë rreth 9500 vota, po të ndajmë përgjysmë dhe votat e socialidemokratëve shkojnë 10-11 mijë vota.
Dhe po të shtojmë këto 11 mijë vota në total PD, kjo e fundit bashkë me Diasporën shkon rreth 50 mijë vota dhe sërish është më pak se në vitin 2021, po të kemi parasysh se në vitin 2025 janë dhe votat e emigrantëve.
Analiza është mjaft e thjeshtë. Shifrat flasin vetë. Dikush pretendon manipulim në Greqi, shtim votash nga Greqia, por po të marrim votat, pa Diasporën dhe pa Greqinë, t’i rrimë në kokë rezultatit, diferenca është 21 mijë vota.
Socialistët thjesht dhe vetëm kanë ruajtur votat e tyre afërsisht me ato të 2021-shit me një rënie të përqindjes mjaft të ulët pasi brenda Qarkut të Korçës kanë rreth 57 mijë vota nga 60 mijë vota që kanë pasur në vitin 2021.
Pra, ka një rënie me rreth 3 mijë vota afërsisht, 5%.
Kurse PD nga 51 mijë vota në 2021-shin ka 36 mijë vota brenda Qarkut të Korçës në 2025, me një rënie rreth 15 mijë vota që i bie një rënie rreth 15%.
Shumë vota kanë partitë e tjera të vogla, "Mundësia", "Nisma Shqipëria Bëhet", socialdemokratët, ka një përqindje të caktuar votash, rreth 1 mijë e pak vota dhe Lulzim Basha, por sërish po t’i mbledhësh këto bashkë nuk shkojnë te totali i votave që ka humbur PD-ja nga 2021, por shkohet diku te rezultati i vitit 2017.
Rezultati më i mirë i PD-së është dalja në opozitë në 2013 dhe rezultati i dytë ai i vitit 2021. Në 2017 që quhej katastrofë elektorale PD kishte 45 mijë vota, është gati 20-25% më lart se rezultati i vitit 2025.
Rezultatet në vitet e mëhershme, në vitin 2013 ku PD ka dalë në opozitë, në Qarkun e Korçës ka marrë rreth 59 mijë vota. Kjo shifër tregon një regres të vazhdueshëm. Ditën kur PD quhet se kishte prekur fundin pas 8 viteve në pushtet ka pasur 20 mijë vota më shumë se në vitin 2025.
Pra, fundi i rënies së PD në Korçë s’ka qenë 2013, por ka vazhduar për 12 vite sa me Bashën aq dhe me Berishën. Aktorët politikë në Korçë kanë qenë thuajse të njëjtë.
p.s. në një tjetër shkrim do të sjellim një tjetër analizë të thelluar për PD-në në Korçë, faktorët, aktorët dhe arsyet që çuan në këto shifra katastrofike elektorale./ CNA
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u s...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për med...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nda...
Gjatë prezantimit të sotëm në Prokurorinë e Përgjithshme t...
11 kandidatë, ndër të cilët edhe dy kandidatët e njohur që...
Sot, në Prokurorinë e Përgjithshme, u prezantuan rekomandi...
Kandidati i PD-së në listën e hapur për Tiranën, Ilir ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se Diaspora ka vo...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se nuk do të j...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar mbetjen jashtë pa...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar kreun e SPAK-ut, Al...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u ka hedhu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas pak do të paraqitet në SPA...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topall...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u sh...
Ish-deputeti Dashnor Sula ka reaguar sërish mbi rezultatin...
Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas për...
Siç u njoftua edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tan...
Përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri deklaroi sot se PD e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...