web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD, pa deputetë në Korçë

17 Shtator 2025, 14:34, Politikë CNA

PD, pa deputetë në Korçë

Një ditë më parë u shpallën Grupet Parlamentare të partive dhe duket se Korça do të jetë pa deputetë në Parlament.

Në një analizë të thjeshtë për emrat që dolën fitues në zgjedhjet e 11 majit rezulton se në fund PD mbetet pa deputetë në Korçë. Le t’i rendisim.

Ivi Kaso, i cili ka kryesuar dhe listën, është nga Fieri dhe është vetëm si drejtues politik në Korçë dhe jo një njeri që përfaqëson qytetarinë apo vlerat e saj. Vijojmë me tej me Ledina Aliollin që renditej e dyta në listë.

Kjo e fundit, pa e komentuar më tej, ka shkuar te LSI, e cila ka formuar grupin e saj parlamentar me deputetë të huazuar nga PD-ja. I treti në listë është Bledjon Nallbati që përfaqëson Devollin dhe Bilishtin dhe i katërti është Fidel Kreka.

Fidel Kreka është deputet që doli nga listat e hapura, por një njeri pa shkollë që mezi ka mbaruar 8-vjeçaren, por kjo ka pak rëndësi. Korça ka ngelur pa deputetë. Ashtu siç e cekëm dhe më lart, Ledina Aliolli është degdisur te LSI-ja, Kreka tek një grup miks por jo tek grupi i PD.

Po e quajmë pedagoge dhe diçka mund të bënte e mund të thoshte për Korçën, por e degdisën. A mund të presësh që PD në Korçë të përfaqësohet nga Fidel Kreka, që e kanë çuar në nje grup miks. Kreka është zgjedhur për herë të parë deputet, një njeri i pashkolluar, pa gjuhë të huaja, pa eksperiencë, që nuk e njeh aspak politikën thjesht dhe vetëm është një militant, është si ta kesh qytetarinë korçare, vlerat e saj, pa përfaqësim./ CNA





Lajmet e fundit nga