
Pas shpalljes së kandidaturës së Ramës për Bashkinë e Tiranës, i cili bëri me dije se do të ishte Ogerta Manastirliu, CNA nxori dy kandidatët e mundshëm nga opozita për garën për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmetin dhe Jorida Tabakun.
Pak ditë më parë, CNA kontaktoi Tabakun për ta pyetur nëse do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, pyetje së cilës i është përgjigjur në "A Krasta Show".
Tabaku ka deklaruar se betejën e ka në parlament pas zgjedhjes së saj si deputete dhe nuk preferon t’i lërë gjërat në mes.
“E dua shumë Tiranën, jo si qytet ku jam lindur e rritur, apo si vajzë e këtij qyteti. Ajo që ngjiti në Tiranë ishte, kur më thonin ‘gocë tirone’. Kur mora betejën për deputete, e bëra për betejën në Parlament dhe gjërat s’i lë në mes. Do të bëj maksimumin për të përfaqësuar PD-në dhe ata që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit se si funksionon. Dhe kjo nuk bëhet me ndërrim kryetarësh. Po duhet ndryshuar mënyra se si funksionon, koka, struktura... nuk zgjidhet duke hequr X apo Y nga e majta. Është kaq arrogante mënyra se si po e bëjnë, duke e mbajtur Bashkinë e Tiranës për 4 muaj. Ndoshta është limon i shtrydhur dhe s’kanë më kë të marrin e të gjenerojnë për ta vënë në Bashkinë e Tiranës. Këtë mënyrë të sjelluri duhet ta ndryshojmë”, ka deklaruar Tabaku, duke përjashtuar kështu mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës.
Sipas Tabakut, edhe pse e njeh shumë mirë, Bashkia e Tiranës nuk është në ambiciet e saj. Ajo tha se duke qenë se ka ndarë garën e fundit me të, Alimehmeti është një figurë e mirë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës krahas Manastirliut.
"PD ka figura të mira edhe elektorale. Mund të jenë ata që morën votat nga Primare. Copëzimi i opozitës, minimizoi PD-në. Unë s’jam për garën e Bashkisë së Tiranës, kam fituar garë tjetër 100%. S’është bashkia në ambiciet e mia, e njoh e bëj shumë mirë, fokusi im është në Parlament. Ka shumë emra, ndava hapat e fundit në garë me Ilir Alimehmetin, që është figurë e mirë. E nevojshme është që në garë të gjithë të ngrihen bashkë kundër këtij sistemi. S’është gjë e thjeshtë të mundësh gjithë këtë, kjo kërkon të ngrihemi të gjithë. Një kandidaturë me një ekip nga pas. Qytetarët na kërkojnë të ngrihemi në këmbë", është shprehur Tabaku./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pjesë ng...
Kryeministri Edi Rama sot do të takohet në Bruksel me Sekr...
Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin “Opinion” nga gaz...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj i ftuar në A2 ...
Gazetari Mentor Kikia tha sot se procesi i integrimit të v...
Analisti Fatos Lubonja komentoi sot lidhur me zhvillimet e...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh sot se o...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në ...
Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj komentoi sot lidhur me...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kolegjin ...
Kryeministri Edi Rama ndodhet mbrëmjen e sotme në Kolegjin...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha sot se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi deklaroi so...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali tha sot se Shqipërisë...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar gjyqin që po zhvillohe...
Partia e Lirisë ka njoftur ditën e sotme se ka krijuar gru...
Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sot pas zhvillimeve në Br...
Pasditen e sotme është zhvilluar seanca plenare për mirati...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...