
Aktivistja Adriana Kalaja ka hedhur hije dyshimi dhe akuza ndaj Lulzim Bashës për dosjet e këtij të fundit në gjykata.
Në një status në rrjetet sociale, Kalaja thotë se Basha është pazarexhi dhe gjobaxhi, pasi shprehet se të gjitha çështjet penale i ka mbyllur me procedurë.
Ajo kujton dosjet e Bashës në gjykata, ndër të cilat përmend Rrugën e Kombit dhe lobimin rus, si dhe të gjithë gjyqtarët e prokurorët që kanë pasur në duar dosjet.
Aktivistja deklaron se asnjëri prej magjistratëve nuk ka pasur fat të mirë, përveç Arben Krajës, i cili vijon të jetë në sistemin e drejtësisë.
Kalaja sfidon Bashën të kërkojë hetimet për dosjet e Rrugës së Kombit dhe lobimit rus në SPAK, si dhe të tregojë çfarë dinte Arben Kraja për të që nuk pësoi fatin e magjistratëve të tjerë.
Gjithashtu, ajo ngre pikëpyetje edhe për tërheqjen e Bashës nga padia për shpifje për vilat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Statusi i plotë:
Pse nga gjithë Gjyqtarët dhe Prokurorët që kanë patur dosjet e Lulzim Bashës, vetëm Arben Kraja është në sistem???
Në vijim të statusit të djeshëm theksova se, më shumë të rrezikuar Gjyqtarët dhe Prokurorët janë nga mafia e veshur me pushtet......, por sot po e shtoj dozën.
Edhe nga "opozitarë" pazarexhinj e gjobaxhinj si Lulzim Basha.
E tillë është dhe situata me Luzim Bashën, i cili të gjithë çështjet penale i ka mbyllur me prodedurë.
Shumë miq të mi, mbase me të drejtë thone se nuk ja vlen të merresh me atë të paburrë, por unë mendoj se publiku duhet të njihet me faktet dhe të vërtetën.
Më ngacmoi një deklaratë e Lolos së banditit Taulant Balla, alias Lulzim Basha lidhur me imunitetin e parlamentarëve nëse ata hetohen nga SPAK (foto 1).

Në lexim të parë nuk ka asgjë shqetësuese kjo deklaratë, nese nuk harron sjelljen e këtij mashtruesi të çertifikuar sa herë i është dashur të përballet me drejtësinë.
Askush nuk ka luksin të harrojë akrobacitë e këtij kllouni sa me raporte e sa me procedurë, ndërkohë që Kryetari real i PD-së, atij që dikur Lulzimi i ngjitej si ai pas këpuce (shih foton 2), ka qenë gjithmonë drejt kufizimit të imunitetit të deputetit e deri aty sa ka propozuar dhe ndryshimet ligjore për të hequr parashkrimin që lidhet me veprat penale të konsumuara nga Kryeministri dhe Ministrat e Kabinetit.

Lulzimi jo vetëm nuk bie dakort, por është aq koshient nga ajo që e pret nëse hiqet parashikimi ligjor i parashkrimit, sa lëshon mufka të tilla që atij në fakt i shkojnë shumë.
Dy dosje shumë të mëdha e që lidhen me Lulzim Bashën janë:
1. Rruga e Kombit.
2. Lobimi dhe paratë Ruse.
Kush ka qenë fati i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që janë marë me këto dy dosje të Lulzimit, përveç Arben Krajës:
I. Gjyqtarët:
1. F. Hajdari.
2. A. Brozi.
3. A. Malaj.
4. Sh. Beçaj.
5. Sh. Mustafa.
6. L. Sallaku.
II. Prokurorët:
1. A. Selmani.
2. V. Muçmataj.
3. E. Karanxha.
4. K. Hysenaj.
5. E. Imeraj.
Lidhur sa më sipër, dua të sqaroj se dy prokurorë të cilët kanë patur dosje të Lulzimit kanë dhënë dorëheqjen:
1. N. Gjoka.
2. A. Gjana.
Po kështu, Prokurori Gj. Thaka ka shkuar për "edukim" nga KPK dhe besoj do ketë fatin e kolegëve të tij.
Vlen të theksoj faktin se kur Prokurore I. Imeraj njëkohësisht Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dërgoi letrën e dytë të porosisë për shtetasin amerikan Nikolas Muzin, ka filluar një përndjekje e kësaj të fundit nga tre personazhe të korruptuar e të kriminuar që kulmoi me shkarkimin e saj nga KPA e Ina Ramës, deri edhe me deklarata në media të ndryshme:
1. Yuri Kim.
2. Luigi Soreca.
3. Lulzim Basha.
Mund të ketë edhe Gjyqtarë dhe Prokurorë të tjerë që kanë lidhje me dosjet e Lulzim Bashës dhe që unë mund t'i kem harruar dhe, në këtë kuptim ju ftoj t'i shtojmë në listën e gjatë.
Sa për deklaratën e të paburrit Lulzim, e ka vetë në dorë.
T'a fillojë me "heqjen e imunitetit" nga vetja.
Të shkojë në SPAK e të kërkojë riçeljen e hetimeve për të dy dosjet e mëdha që ka larguar nga sistemi i Drejtësisë 14 Magjistratë.
Pyetja që shtroj unë është që:
- Çfarë dinte Arben Kraja për Lulzim Bashën që nuk e dinin Magjistratët e tjerë dhe nuk pësoi fatin e tyre?
Po pres përgjigje nga Lulzimi.
Unë nuk lodhem, dhe ai e di mirë.
Kam një ves që çoj gjërat deri në fund.
Dhe fundi është kur ai bashkë me Grupin e Strukturuar Kriminal drejtuar nga miqtë e tij Rama-Veliaj të shkojnë pas hekurave.
Dhe vesi del me shpirtin t'i kujtojë dikush Lulzimit - themi ne Tironsit.
PS 1: Pse hoqi dorë nga padia për shpifje Lulzimi ndaj banditit e mikut të tij Veliaj, që deklaroi se pasi kishte bërë 4 vila, kishte kërkuar leje për vilën e 5-të?
PS 2: Është dhe një gjyqtar tjetër që ka shpëtuar nga pazaret dhe gjobëvëniet e Lulzimit dhe, jo vetëm prej Lulzimit por edhe prej aktivizimit të familjarëve të tij dhe lidhjeve me të akuzuarit e grupit të strukturuar kriminal "metaforfoza" dhe "tigrin" e drejtësisë, fakte që sapo do i gjej do J'ua vë në dispozicion.
PS 3: Lexojeni, shpërndajeni dhe jepjani sidomos armikut për inat./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka shprehur rezerva ndaj Bashkim...
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, u shpreh në një ...
Kroacia i shtohet listës së shteteve me të cilat Shqipëria...
Partia Demokratike e 'vulës' ka kërkuar zyrtarisht int...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një takim së b...
Adriatik Lapaj, i cili drejton lëvizjen "Shqipëria bëh...
Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë, Ilir Alimehmeti...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së SHBA-...
Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka qenë i rrep...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kritikuar as...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka re...
Ditën e djeshme deputeti Gazment Bardhi paralajmëroi se do...
Princi i Kurorës të Abu Dhabit, Sheikh Khaled bin Mohamed ...
Misioni i OSBE-ODIHR në Shqipëri, i cili vëzhgoi zgjedhjet...
Më 26 shtator, CNA denoncoi me dokumente se si mediat ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën...
Aktivistja Adriana Kalaja ka risjellë në vëmendje vend...
Lulzim Basha, pasi mori peng vulën e Partisë Demokratike d...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur akuzat e tij p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...