LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kandidat i PS-së për Vlorën/ Kush është ish-ambasadori që u votua nga Asambleja

25 Mars 2023, 13:50, Politikë CNA
Kandidat i PS-së për Vlorën/ Kush është ish-ambasadori
Ermal Dredha

Partia Socialiste ditën e sotme ka mbajtur zgjedhjet për kandidatin e PS-së për  Bashkinë e Vlorës, ku me shumicë votash fitoi Ermal Dredha.

Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS-së. Përballë ish-diplomatit Dredha në garë ishte edhe ish-deputeti i PS, Fate Veliaj.

Nga 250 anëtarë që kanë votuar, 199 janë shprehur pro kandidatit Ermal Dredha dhe 50 vota për kandidatin tjetër në garë, Fate Velaj, ndersa një votë ka dalë e pavlefshme.

Kush është Ermal Dredha?

Emri i zgjedhur nga PS ka një karrierë të pasur në diplomaci.

Ermal Dredha, i cili do të kandidojë në vendlindjen e tij, në Vlorë më herët ka mbajtur postin e kryebashkiakut të këtij qyteti e ka mbajtur babai i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.

Prej 20 vitesh është pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe si pjesë e trupit diplomatik është i depolitizuar e me zero kontribute në Partinë Socialiste.

Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.

Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

PS pritet të zyrtarizojë sot të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit.

Zyrtarizimi i kandidatëve do të kryhet në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kujtojmë se 27 marsi është afati I fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ./CNA

Lajmet e fundit nga