LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët/ Bylykbashi: Tubi i Rozetës, guri që zbërthen aferën mafioze

20 Mars 2023, 10:52, Politikë CNA

Inceneratorët/ Bylykbashi: Tubi i Rozetës, guri që zbërthen

Deputeti Oerd Bylykbashi ka akuzuar qeverinë Rama për korrupsion, duke cilësuar tubin ku pastruesja Rozeta Dobi kishte fshehur paratë si një gur, i cili zbërthen aferën mafioze qeveritare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shprehet se “Guri i Rozetës” shërben si term për të nënkuptuar diçka që shërben si kod për të çkoduar një mister sipas tij, i cili ka ardhur si pasojë e korrupsionit nga qeveria.

Deputeti shkruan gjithashtu se tubi nuk mbetet me aq, por shtrihet deri te kryeministri Edi Rama.

Statusi i plotë i Oerd Bylykbashit:

Tubi i Rozetës si Guri i Rozetë

Në vitin 1799 një oficer francez, gjatë fushatës së Napoleonit në Egjipt, gjeti një pllakë me mbishkrime në dy gjuhë: njëra me hieroglife egjptiane, dhe tjetra në greqishten antike.

Askush nuk i kishte zbërthyer deri atëherë hieroglifet egjiptiane, por teksti në greqishten antike shërbeu si çelës për një zbulim të madh, të kuptohej alfabeti egjiptian antik. “Guri i Rozetës” sot shërben si term për të nënkuptuar diçka që shërben si kod për të çkoduar një mister.

Kërcim në kohë dhe ja tek jemi sot, kemi një “Gur Rozete” modern:

Tubi i Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit te kryeministrit.

Ky tub aspiratori shërben si një tjetër çelës që zgjidh misterin mes shkakut dhe pasojës, mes të korruptuarit dhe korrupsionit. Ditën kur foli, Rozeta e shtriu tubin deri tek kryeministri.

Tubi i Rozetës, pastrueses, ishte plot me “llum” me vlerë.

Para korrupsioni. 500 mijë euro që turpërojnë agjentin McGonigal që u shit për 225 mijë dollarë.

“Ndiq paranë” që të çon tek mafia ishte koncepti që vendosi prokurori i Palermos Gaetano Costa, i vrarë në 1980. “Ndiq paranë” u perfeksionua nga Giovani Falcone që çoi në burg dhjetëra mafiozë. Në fund edhe Falcone u vra në 1992.

Pra koncepti funksionon fort dhe i dhemb mafies.

Inceneratorët janë aferë tipike mafioze. Tubi i aspiratorit me paratë që vazhdojnë e thithen nga xhepat e shqiptarëve, është Guri i Rozetës që zbërthen këtë aferë mafioze.

Mjafton që SPAK të ndjekë paratë e tubit të Rozetës, pastrueses së shefes së kabinetit të zëvendësit të Kryeministrit dhe do të kishim zgjedhje të parakohshme. Sepse atë ditë do të ishte hapur Kutia e Pandorës.

Inceneratorët/ Bylykbashi: Tubi i Rozetës, guri që zbërthen

Lajmet e fundit nga