
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, ka reaguar për zgjedhjet në Kukës, pas shpalljes së rezultatit.
Vata falënderon qytetarët që i besuan votën. Ai deklaron se skandalet e kryeministrit Edi Rama nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.
Kandidati opozitar pretendon se zgjedhjet u ndikuan nga patronazhistët dhe ministrat e Ramës, që sipas tij shpërndanë para dhe bënë premtime.
Vata thekson se "rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes".
Kujtojmë se zgjedhjet u fituan nga kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj, i cili mori 13.026 vota, ndërsa Emri Vata i koalicionit "Bashkë Fitojmë" mori 7.429 vota. Diferenca mes kandidatëve në garën për Kukësin është 5.579 vota.
Deklarata e plotë:
Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë!
Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.
Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.
Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës.
Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.
Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.
Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes.
Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira.
Uroj që vota e çdo qytetari Kuksian, të mos shpërdorohet.
Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.
Miqësisht,
Emri VATA/ CNA
Kandidati socialist, Albert Halilaj, i cili ka dalë fi...
Në një deklaratë për mediat ish-kryeministri Sali Beri...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur Presidentin Ale...
Në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Kukës, të zhvilluara m...
Klodian Zoto është një nga emrat që del në skemën korr...
Drejtuesi i qarkut të Kukësit, Pandeli Majko, ka reagu...
Arif Rexhmati, një nga emrat që së fundi është strukur...
Pas fitores me një rezultat të thellë në Kukës të kand...
Kandidati i PS-së, Albert Halilaj, ka shpallur fitoren në ...
CNA ka sjellë të dhënat e fundit nga procesi i numërim...
CNA po raporton "live" procesin e numërimit të votave ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se përul...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë një inspekt...
Ka përfunduar numërimi i 57 kutive në Kukës. CNA po ju sje...
CNA ka sjellë rezultatet "live" nga procesi i numërimit të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rezultatet e deritani...
Ka përfunduar numërimi i 53 kutive të votimit në Kukës...
CNA po raporton "live" nga zgjedhjet në Kukës, ku mësohet ...
Ka përfunduar numërimi në 49 kuti votimi nga 74 në tot...
Ka përfunduar numërimi i 48 kutive në Kukës dhe CNA po sje...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...