
“Telenovela” me presidentin e ri duket se do të çojë drejt dështimit edhe raundin e tretë.
Në orën 16:00 është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave, ndërsa deri pas orës 14:00 asnjë emër nuk ka mbërritur në sekretariatin e Kuvendit.
Marrëveshja mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës në heshtje po i djeg të gjitha raundet.
Alibeaj nga ana e tij ripërsërit veten në çdo dalje, duke thënë se mazhoranca nuk e do një president konsensual, ndërsa Taulant Balla me “kushtet” e tij shprehet se nuk pranon asnjë emër që firmoset nga Sali Berisha apo deputetët pranë tij.
Këto retorika tregojnë thjesht dhe vetëm marrëveshjen që është bërë mes tyre, duke ia lënë fushën e lirë PS-së për të zgjedhur e vetme presidentin.
Edhe deputeti i PD-së, Saimir Korreshi pak ditë më parë në një intervistë e paralajmëroi se opozita do e digjte raundin e tretë.
Sipas Kushtetutës, tri raundet e para të cilat kërkojnë 84 vota, quhen të ezauruara edhe kur nuk paraqitet asnjë kandidat. Në raundin e katërt dhe të pestë, mjaftojnë vetëm 71 vota për të zgjedhur pasuesin e Ilir Metës. PS-ja i ka e vetme votat për të zgjedhur presidentin dhe për këtë kryeministri Rama e ka “asin nën mëngë”.
CNA.al paralajmëroi më herët se Ferit Hoxha, është një nga emrat që Rama ka diskutuar me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për të zëvendësuar Ilir Metën në datën 25 korrik si President i Republikës së Shqipërisë për një mandat të plotë 5-vjeçar.
Duket se kjo gjë është pranuar nga Enkelejd Alibeaj në heshtje, për aq kohë sa ai ka refuzuar që të depozitojë ndonjë emër për kreun e ri të shtetit./CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj, ka...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka drejtuar një...
Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave ...
Pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kryesisë së Part...
Komisioni i Votimit dhe Numërimit ka publikuar rezulta...
Ndonëse kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca kanë dekl...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani,...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një mesazh të g...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka r...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një d...
Votimi për Kryesinë e Partisë Demokratike ka për përfu...
Me thirrje proamerikane kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbyll...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Ko...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në nisje të mbledhjes së Këshi...
Gazment Bardhi, deputet i PD-së, është shprehur se do ...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, E...
Sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, ku prite...
Jorida Tabaku po ecën në gjurmët e Lulzim Bashës. Skut...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...