LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Drejt fitores së sigurtë"/ Berisha zbulon misionin e radhës

28 Maj 2022, 13:29, Politikë CNA
"Drejt fitores së sigurtë"/ Berisha zbulon misionin e
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes se Këshillit Kombëtar,  është shprehur se Kryesia e PD-së ka mision fitoren e sigurtë të qytetarëve, të demokratëve, mbi regjimin autokratik të Ramës.

“Për PD-në dhe misionin e saj, sot zgjidhet me kandidatura alternative Kryesia e PD-së e cila ka misionin e saj të udhëheqjes së kësaj force politike drejt fitores së sigurtë të qytetarëve, të demokratëve, mbi regjimin autokratik të Ramës, zëvendësimin e narkoshtetit të tij me shtetin ligjor, shtetin e lirive dhe të drejtave njerëzore; zëvendësimin e orientimit të Shqipërisë drejt Beogradit - me orientimin e saj natyral drejt Brukselit, krijimin e besimit te shqiptarët se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët”, tha Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga