web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga personazhet publike

28 Maj 2022, 16:28, Politikë CNA
Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Ish-Presidenti Bujar Nishani

Pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, kanë ardhur një lumë mesazhesh ngushëlluese për familjarët dhe të afërmit e tij.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cilëson Nishanin si një zyrtar, ushtarak, qytetar shteti dhe mik të mirë.

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Ngushëllime familjes Nishani!

Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar!”, shkruan Kryemadhi.

Edhe anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhi, ka dhënë një mesazh të ndjerë, teksa kujton fushatën elektorale për zgjedhjet e kryetarit të PD-së.

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Edith Harxhi

Miq, me shumë keqardhje mora pak më parë lajmin për ndarjen nga jeta të një ndër miqve të mi më të mirë, fisnik dhe opozitar i paepur z.Bujar Nishani. Vjet në këtë kohë Presidenti Nishani si pjesë e grupit për PD-në, më shoqëroi në fushatën elektorale për kreun e PD-së dhe me shumë guxim bëri bashkë me mua 6000 km në të gjithë Shqipërinë për një kohë rekord dyjavore në shumë degë të Partisë Demokratike në vend.

Në kapacitetin e Presidentit të Republikës, z.Nishani ishte një burrë shteti i vërtetë që drejtoi Presidencën me shumë ndershmëri dhe ndjenjë të lartë për çështjen kombëtare shqiptare. Mungesa e tij do të ndihet për shumë kohë në Partinë Demokratike të Shqipërisë. I shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes sime Odetës së dashur, Ersit dhe Fionës dhe gjithë demokratëve shqiptarë në çdo skaj të shqiptarisë. I paharruar qoftë kujtimi i tij. Do të më mungojnë bisedat me Presidentin!”, deklaron Harxhi.

Anëtarja e Komisonit të Rithemelimit, Endira Bushati, po ashtu ka reaguar për humbjen e ish-Presidentit.

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Anëtarja e Komisonit të Rithemelimit, Endira Bushati

Ndahet nga jeta Presidenti Bujar Nishani, një lajm i trishtë për familjen, miqtë, kolegët dhe këdo që ka pasur fatin ta njohë e të punojë me të! Presidenti Nishani përfaqësonte vlerat më të larta njerëzore e qytetare, me kontribut të çmuar për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë! Ngushëllime familjarëve e miqve!”, shprehet Bushati.

Një tjetër mesazh për lajmin e trishtë ka ardhur edhe nga Edvin Kulluri, i cili thotë se Nishani ka qenë një ndër politikanët më të ndershëm.

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri

Te dashur miq! Sapo u njoha me lajmin e trishte te humbjes se parakohshme te Bujar Nishanit! Bujar Nishani ka qene nder ata njerez qe pata fatin ta njoh ne politike! Burre serioz si pak, i edukuar si ai dhe korrekt si pakkush! E njoha si nje nder ministrat me te ndershem, si President Republike jo vetem qe ruajti qendrim te vendosur, por i qendroi besnik Kushtetutes!

Si drejtues politik nuk e njihte as lodhjen e as kompromisin me kundershtaret, por gjithnje me etike ne kete shpeshhere xhungel shqiptare! Dhe si familjar ishte nje bashkshort me prind model! U prehsh ne paqe, miku i mire i demokrateve dhe nje Shqiperie qe burrat e mire si ti po i rrallohen!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, është një tjetër figurë që është hidhëruar nga humbja e ish-Presidentit.

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu

Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi ynë! Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. I lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe! Në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë shpreh ngushëllimet e mia për bashkëshorten e Presidentit Nishani, fëmijët Ersi dhe Fiona dhe të afërmit e tij.

Zoti u dhëntë durim të përballojnë humbjen e njeriut të tyre të dashur! Ne i jemi mirënjohës Presidentit Nishani për vlerësimin që i ka bërë 'Medresës së Tiranës' dhe 'Revistës Drita Islame'", deklaron Spahiu.

Deputeti Enkelejd Alibeaj po ashtu ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Nishani.

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Deputeti Enkelejd Alibeaj

"Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!”, thekson Alibeaj.

Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe mesazhet ngushëlluese nga shumë figura të politikës dhe të intitucioneve shqiptare, siç është edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Humbja e Bujar Nishanit/ "Lumë" mesazhesh ngushëlluese nga
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Me hidhërim të thellë mësova sot për largimin e parakohshëm nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, bashkëpunëtorët, kolegët dhe miqtë!

Vdekja e Presidentit Nishani është një humbje e madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare, të cilave ai u shërbeu me përkushtim, ndershmëri dhe thjeshtësi prej dekadash.  Prehu në paqe President Bujar Nishani!”, nënvizon Sejko./ CNA.al





Lajmet e fundit nga