E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Partia Demokratike denoncimin e radhës në media e ka kryer për kryebashkiakun socialist të Matit, Agron Malajn.
Sipas PD-së, Malaj ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij.
Në deklaratën për mediat, zëdhënësja e PD-së për antikorrupsionin u shpreh se Malaj procedon përmes vëllait të tij, Fatos Malaj, i cili është zotërues i të paktën 5 shoqërive tregtare.
Më poshtë renditen e emrat e kompanive.
Deklarata e plotë e zëdhënëses Genta Vangjeli
Kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj, ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarëve të tij.
Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i te pakten (pesë) shoqërive tregtare.
Shoqëria e parë :
1-GLOBAL SECURITY shpk ku aksioner ka qenë vetë kryebashkiaku deri 15 Nëntor 2019, ditë kur ai shiti 50% të aksioneve në favor të vëllait dhe ky i fundit u bë ortak i vetëm i shoqërisë.
Me ardhjen e PS në pushtet, Global Security, gjatë viteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve nga Bordi i Kullimit Diber – Mat, Spitali Mat, Prokuroria e Rrethit Mat, Drejtoria e Shëndetit Publik Mat, Bashkia Tiranë, Ujësjellës Kanalizime SHA Tiranë etj, edhe për procedura jo të hapura, por me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.
Shoqëria e dytë :
Shoqëria koncesionare TRAJA&MADHESH sh.p.k.
Ku Fatos Malaj është pronar me 80% të kapitalit.
Objekti: Financimi, projektimi, ndërtimi, vënia në punë, administrimi,mirëmbajtja e Hidrocentralit
“TRAJA&MADHESH ….
Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqeria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në vendimin Nr. 64, datë 07 Qershor 2021 të tij, për zbatimin e kuadrit ligjor, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ligjshmërinë e procedurave të ndjekura, për HEC Traja 1, në përroin e zallit dhe HEC Madhesh në lumin e Lunresë, degë e lumit Mat, citon ndër të tjera:
Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi.
Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike
Shoqëria e tretë:
3.A.R.M-ALBANIA sh.p.k.
Zotërues me 100% kapitalit: Fatos Malaj vëllai i Kryebashkiakut Agron Malaj.
Shoqëria e katërt:
4.ARMY GUARD SECURITY sh.p.k.
Zotërues me 100% të kapitalit Fatos Malaj
E Pesta HOTELI NE DHERMI:
La Brisa sh.p.k.
NIPT M26407204C
Dt. e rregjistrimit QKB 07/02/2022
Kapitali i deklaruar sipas dokumentit zyrtar të QKB është 1.8 miliard lek.
Zotërues me 60% të kapitalit Fatos Malaj vëllai i Agron Malajt .
Adresa, Zyra qëndrore: Vlorë Himarë DHERMI Hoteli La Brisa, pedonalja pranë ish-Kampit Dhërmi,
Lidhur me performancën e Bashkisë Mat, KLSH në raportin e Majit 2022 ka dhënë këto masa lidhur me gjetjet nga auditimi për periudhën 2019-2021:
15 masa organizative;
Masë për shpërblim dëmi të krijuar ndaj buxhetit të Bashkisë Mat në vlerën 21,133,920 lekë;
8 MASA PËR TË ARDHURA TË MUNGUARA në vlerë totale 120,055,524 lekë të reja
MASA PËR ELIMINIMIN E EFEKTEVE NEGATIVE FINANCIARE TË KONSTATUARA NË ADMINISTRIMIN E FONDEVE PUBLIKE konkretisht të detyrimeve të krijuara si rrjedhojë e vendimeve gjyqësore për largime të padrejta nga puna, në 6 raste për vlerën totale 14,262,191 lekë, për të cilat nuk është respektuar rradha e likujdimit të tyre, si dhe nuk janë kryer likujdimet e plota të detyrimeve, megjithëse Bashkia Mat në fund të viteve 2019-2020-2021 ka patur disponibilitete në thesar.
-Sipas të dhënave të Sektorit Juridik, ka pasur 5 raste të punonjësve që kanë ankimuar në gjykatë ndaj Bashkisë Mat për largime nga puna pa shkaqe të arsyeshme ligjore, për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe vendimi ka marrë formë të prerë, një pjesë e të cilave i përkasin periudhave të para këtij auditimi. Vendimet gjyqësore nuk janë analizuar nga Kryetari i Bashkisë, si dhe në urdhrin e likujdimit nuk është nxjerrë përgjegjësia administrative ndaj personit që nëpërmjet veprimeve/mosveprimeve të tij ka krijuar detyrime të Bashkisë Mat ndaj palëve të treta. Për likujdimin e detyrimit të mësipërm janë kryer pagesa pjesore që përbëjnë efekt financiar negativ në buxhetin e Bashkisë Mat (praktikisht paguhen dy persona për një vend pune) duke ndikuar në performancën financiare dhe funksionale të institucionit.
Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë MAT dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:
-Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?
-Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen Brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?
-Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?
-Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtura një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?
Detyra e Kryetarit të Bashkisë është t’i shërbejë komunitetit duke përmirësuar/lehtësuar jetesën e tij dhe jo të shumëfishojë milionat.
Korrupsioni nuk është një term bosh.
Kur qeveria vjedh, qytetari varfërohet
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u tregua ...
Ministri i Brendshëm, Balla ka zhvilluar një takim me amba...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të një qyteta...
Lulzim Basha nuk do të nxjerrë kandidat për Bashkinë e...
Prej disa muajsh tashmë është paralajmëruar se Britania e ...
Lulzim Basha, i cili gënjeu shqiptarët dhe demokratët siku...
Ish-kandidati për kryetar bashkie i opozitës në Kuçovë, Le...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar këtë të ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur hap pozitiv...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për emërimet e reja...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka mohuar tezat për nj...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar në një p...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, ka komentuar r...
Gazetari Mentor Kikia ka folur për zhvilimet e fundit në p...
Pak ditë më parë KQZ regjistroi PD-në e Lulzim Bashës ...
Gazetari Arian Çani ka analizuar situatën në Partinë D...
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur 100% i si...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritu...
Ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish për mbledhje...
Ish-deputeti Myslim Murrizi kritikoi ditën e djeshme d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...