Meta vijon lajthitjen/ Sulmon BE-në dhe SHBA-në
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar lajthitj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si personin përgjegjës për skandalet në shëndetësi.
Gjatë fjalës së tij në protestën te rruga “Mustafa Matohiti”, Berisha e ka cilësuar Ramën si krye-Tiren e shëndetësisë.
Sipas tij, Rama ka kryer krime kundër njerëzimit me fatalitetet nga koronvirusi, por edhe me mungesën e ilaçeve në spitale.
Pjesë nga deklarata:
Ka Tire në shëndetësi, por krye-Tirja e shëndetësisë je ti. Ka edhe mjekë dhe infermierë që nuk janë kurrë personifikimi i vërtetë i mjekut dhe infermierit shqiptar që vërtet mund të kryejnë krim me veprimet e tyre. Por asnjë nuk të afrohet ty kurrkund me krimet tua.
A nuk është krim i yti, Odetës, Beqës, ish-kunatës tënde dhe Jotit tënd, lënia për vite e oto-voltazhit jashtë funksionit dhe privimi i qindra të sëmurëve nga mjekimi me këtë metodë? A nuk është krim kundër njerëzimit kur Joti yt me Korbën e Covidit firmosnin kontratën sekrete për 50 respiratorë dhe silleshin vetëm 5? Ti je i zhveshur nga çdo normë morale të njeriut?
Po si mund të flasësh ti mor? Po ku janë respiratorët? Po sa vdiqën për këta respiratorë? Po kush e pësoi nga këta respiratorë që nuk erdhën? Ti shkon aty dhe gjen njerëz pa kurajo, që rrinë kokulur para teje, në vend që të të përzënë nga salla.
Përgëzoj qytetarin që i tha maskara, as këtu nuk ndjen përgjegjësi. Bëri atë që duhej ta bënte çdo mjek në atë sallë. Po a nuk është krim kundër njerëzimit t’u mungojnë vogëlushëve preparatet për të mjekuar sëmundjet e rënda, kurse ti blen për oborrin tënd me paratë e shqiptarëve 4 milionë instalimin në oborr?
O kriminel, po krimi nuk mund të jetë tjetër veçse ky! A nuk është krim kundër njerëzimit të marrësh kobaltin e dalë jashtë kohe dhe ta përplasësh në korridore për të sëmurur të sëmurë, personel, qytetarë që kalojnë aty afër dhe të mos çajë kokën asnjë njeri. Të mos çajë menderen ministrja jote, kriminele, Korba e Covidit.
O qytetarë, ajo arrogancë dhe pafytyrësi që tregoi ishte vetëm t’u mashtronte ju, t’u thoshte se këta janë fajtorët në një kohë kur vetë është kryefajtori. A nuk është krim kundër njerëzimit të mungojnë ilaçet për vite dhe muaj, të cilat stopojnë agresionin e sëmundjes? Vetëm e vetëm se ti shpenzon në dy vite 21 milionë euro me avion-taksi në 141 udhëtime.
Kujt i thua ti krim kundër njerëzimit? Po nëse ka krim kundër njerëzimit, më të madh se kjo nuk ka. A nuk është krim kundër njerëzimit të mbledhësh ilaçet bërllog nga depot e botës, jashtë të gjitha kritereve, pasi ndryshove ligjin, dhe të mjekohen shqiptarët me ilaçe kallp? Po jo Tire mo, po ti je padrino, je kryekrimineli i këtij vendi, kurrë në histori vendi nuk ka pasur një kryekriminel të tillë.
Dhe unë u them ju, asnjë diktator, asnjë pushtues, nuk ka mbajtur një qëndrim të tillë ndaj shtetit të shqiptarëve. A nuk është krim kundër njerëzimit t’u premtosh shqiptarëve shëndetësinë falas dhe t’u vendosësh atyre sistemin e vjedhjes dhe korrupsionit në të cilin ata detyrohen të paguajnë 60 përqind të kostos së shërbimit. Kurse ata që nuk kanë, detyrohen të përpëliten në krahët e vdekjes pa asnjë shpresë./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vijuar lajthitj...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Europës q...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësi...
Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Shëndetë...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e QSUT-s...
Në një takim me drejtuesit e QSUT-së, ministrja e Shëndetë...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Evropës q...
Në daljen e tij të radhës, kryetari PD-së Sali Beri...
Ministrja e Shtetit për mardhëniet me Kuvendin, Elisa ...
Të enjten e 11 korrikut do të zhvillohet një protestë komb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
Kryetari PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij, mbajtur ...
Këshilltari për ekonominë në PD, njëkohësisht nënkryet...
Ilir Meta regjistroi në datën 20 qershor, padinë li...
Nën pretendimin se shkelim të drejtën e autorit, Acrom...
Ndonëse ende nuk kanë kaluar 24 orë nga publikimi i so...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kryeministri Edi Rama ka “shigjetuar” kreun e PBDNJ-së...
Pasi nxori një intervistë pak ditë më parë, Enkelejd Alibe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...