Debate te "Shëndetësia" për skandalin tek Onkologjiku, akuza ndaj Ramës
Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Shëndetë...

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një deklaratë për media nga selia blu tha se 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi këto 11 vite, por vetëm ndërtimi nuk njeh krizë.
Sipas tij, Shqipëria është bërë një arenë pastrimi parash në sektorin e ndërtimit.
"Si është e mundur që nuk ka asnjë kontroll qeveritar për burimin e financimit të miliona e miliona m2 ndërtime të këtyre viteve, ndërkohë që nuk ka mbetur institucion ndërkombëtar pa ngritur shqetësimin e përdorimit të parave nga burime të dyshimta apo të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit?", tha ai ndër të tjera.
Teliti theksoi se duhet t'i japim fund shpopullimit dhe bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën 11 korrikut.
Deklarata e plotë:
Të dashur qytetarë! Jetojmë në Shqipërinë e mjerimit, ku njerëzit largohen gjithnjë e më të shumtë, ku ndarja e familjeve për së gjalli është kthyer tashmë në normë, duke lënë pas cdo gjë, prindërit, të afërmit, miqtë e shokët, punën, karrierën, jetën e tyre.
Të dhënat e Censusit të publikuar pak ditë më parë nuk janë reale.
Sipas Eurostat, gjatë 11 viteve të fundit, largimi i shqiptarëve ka qenë masiv, mbi 900 mijë shqiptarë janë larguar dhe me konkretisht, 478 mijë shqiptare janë larguar me dokumente të rregullta, 192 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, dhe 311 mijë shqiptarë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në Europë, pa përfshirë këtu vende si SHBA, Kanada, Britaninë e Madhe, Australi, etj.
Të nderuar qytetarë.
Ndonëse 1/3 e shqiptarëve janë larguar nga vendi këto 11 vite, ekziston një sektor i cili krizë nuk njeh, përkundrazi, vazhdon të shënojë rritje marramendëse, dhe ai është sektori i ndërtimit, i betonit që derdhet lum çdo ditë e më shumë.
Sipas OECD, Eurostat dhe Instat, 356 mijë banesa janë aktualisht bosh, të pabanuara, ku pjesa më e madhe e tyre nuk janë në fshatrat e braktisur apo në zona rurale, por janë në qytete, me plot 180 mijë apartamente të pabanuara.
Çfarë po ndodh?
Ndërkohë që kemi kaq shumë apartamente të pabanuara, pse ndërtimi vazhdon të rritet me ritme dyshifërore?
Si është e mundur që me gjithë këtë ofertë të lartë, çmimet në vend që të uleshin e të ishin më të përballueshme për familjet dhe çiftet e reja, ato rriten me shpejtësi vit pas viti?
Si është e mundur që ndonëse 40% e pallateve të ndërtuara vitet e fundit në Tiranë janë bosh, ndërtimi për kulla dhe pallate shumë katëshe vazhdon me ritme të larta?
Si është e mundur që nuk ka asnjë kontroll qeveritar për burimin e financimit të miliona e miliona m2 ndërtime të këtyre viteve, ndërkohë që nuk ka mbetur institucion ndërkombëtar pa ngritur shqetësimin e përdorimit të parave nga burime të dyshimta apo të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit?
Ka vetëm një shpjegim, qe i gjithë ky operacion “quasi spastrimi” të shqiptarëve dhe kthimin e vendit në një arenë pastrimi parash në sektorin e ndërtimit, janë politikë e vetë qeverisë, e konceptuar, menaxhuar, sponsorizuar po nga vetë qeveria në fuqi, me qëllimin okult të largimit të shqiptarëve nga vendi dhe mbretërimi përjetësisht në pushtet njësoj si paraardhësit e tyre të regjimit komunist.
Ndaj, te gjithëve ne na lind një detyrë, një përgjegjësi e madhe për ti thënë ndal shpopullimit,
ndal largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre!
Ndaj të gjithë të bashkuar, në 11 korrik, të protestojmë për një Shqipëri normale, për një Shqipëri që i shërben njeriut, për një Shqipëri të konkurrencës së lirë e të ndershme, për një Shqipëri ku me zgjedhje të lira e të ndershme të jeni ju dhe vetëm ju qytetare që vendosni mbi të ardhmen e vendit./CNA
Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Shëndetë...
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë Edi ...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtuesit e QSUT-s...
Në një takim me drejtuesit e QSUT-së, ministrja e Shëndetë...
Në një nga seancat e debateve për sigurinë e Evropës q...
Në daljen e tij të radhës, kryetari PD-së Sali Beri...
Ministrja e Shtetit për mardhëniet me Kuvendin, Elisa ...
Të enjten e 11 korrikut do të zhvillohet një protestë komb...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
Kryetari PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij, mbajtur ...
Këshilltari për ekonominë në PD, njëkohësisht nënkryet...
Ilir Meta regjistroi në datën 20 qershor, padinë li...
Nën pretendimin se shkelim të drejtën e autorit, Acrom...
Ndonëse ende nuk kanë kaluar 24 orë nga publikimi i so...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka...
Kryeministri Edi Rama ka “shigjetuar” kreun e PBDNJ-së...
Pasi nxori një intervistë pak ditë më parë, Enkelejd Alibe...
Këtë të premte është zhvilluar mbledhja e grupit të Di...
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si minj ministrat,...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...