Kaso, në Mitropolinë e Shenjtë dhe Kishën Katolike Korçë/ Urimi për Krishtlindje
Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë, Ivi Kaso, së bashku me d...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me gratë demokrate, hodhi akuza ndaj qeverisë.
Berisha tha se Rilindja ka krijuar një regjim, të cilin e quajti Luçifer.
Ai ngriti akuzat se qeveria ka krijuar një katastrofë, nga e cila e janë prekur më rëndë nënat dhe vajzat shqiptare
“Zonjat dhe zonjushet demokrate, si në tërësi opozitarët, por këto më shumë se të gjithë të tjerët, kanë përjetuar një kalvar me regjimin e rilindjes. Mund t’i japim shumë epitete këtij regjimi, por kam arritur në përfundimin se më shumë se çdo gjë tjetër i përshtatet ta quajmë Luçifer.
Me këtë term të marrë nga mitologjia, ku u instalua për të bërë ndryshim dhe krijoi një katastrofë me fuqitë shkatërrimtare, të paparë në ndonjë komb tjetër. Dhe në këtë katastrofë, ato që e pësuan më rëndë dhe më shumë janë nënat shqiptare. Janë vajzat dhe familjet shqiptare.
Sot në Shqipëri janë qindra e mijëra nëna që nuk i kanë në vatra fëmijët e tyre, por i kanë përcjellë në rrugët e dheut vetëm e vetëm për mbijetesë.
Sot në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër, janë qindra mijëra gjyshe që jetojnë në vetminë më të thellë, sepse ata që mund të tregonin kujdesin më minimal, janë larguar nga Shqipëria dhe kanë marrë rrugët e dheut.
Sot në Shqipëri janë qindra mijëra nëna, motra që përballen me egërsinë më të madhe me një varfëri të frikshme, e cila iu imponon atyre të numërojnë kafshatët, iu imponon atyre të mos mjekohen se ilaçet nuk mund t’i blejnë, iu imponon atyre të zhyten gjithnjë e më shumë në vetmi. Të pranojnë në njëfarë mënyrë fatin e tyre jo të mirë.
Pse e thashë atë Luçifer unë? Nuk e thashë për të bërë një krahasim të pakrahasueshëm. Por të marrim pak këtë qeveri. Kur Edi Rama krijoi kabinetin me një prezencë të fuqishme grash dhe vajza, unë e përshëndeta me sinqeritet të plotë, pavarësisht se ai ishte një kundërshtar dhe ato ishin kundërshtare.
Por kur shoh dramën në të cilën përjeton sot nëna, motra, vajza shqiptare, dhe faktin që këto zonja të pushtetit nuk shqipërojnë një herë të vetme, qoftë dhe problemin më të vogël që kanë nënat dhe motrat shqiptare, nuk arrijnë të gjejnë forcën minimale morale për t’i dërguar një telegram ngushëllimi nënës së Martin Canit që u vra në gjirin e shkollës, por që meqenëse u vra në shkollë, ai për Edi Ramën është armik, sepse për të nuk kushton jeta e njeriut, por kushton akuza që i bëhet shkollës.
Pra, në këtë aspekt kjo është një metamorfozë e frikshme, një metamorfozë njerëzore që as në romanet e Kafkës apo të Oruellit nuk e gjen dot”, theksoi kreu i PD-së./ CNA
Drejtuesi Politik i Qarkut Korçë, Ivi Kaso, së bashku me d...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nicholas Abbo...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka f...
Me rastin e festave të fundvitit, kreu i Partisë së Li...
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në tryezën me tru...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folur pë...
Një video po qarkullon më rrjet ku duket qartë se si n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folu...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka treguar tre q...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një tryezë trupin...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kallëzim penal...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falën...
Kryeministri Edi Rama bëri batuta në ceremoninë e dhën...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Rreth 1 orë e 20 minuta ka qëndruar në Prokurorinë e P...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për përplasjen me pol...
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ësh...
Në vigjilje të Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama ka nx...
Sekretari i Përgithshëm i Partisë Demokratike, Flamur ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...