Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në tryezën me trupin diplomatik ka treguar se kush është opozita e vërtetë e tij, duke e cilësuar atë si më të “ashprën” dhe më të mirëpërgatiturën.
Rama tha se thuhen lloj lloj gjërash lart e poshtë për qeverinë e tij dhe se ai fiton se ka një opozitë të dobët por sipas tij kjo është një gënjeshtër e madhe, pasi opozitën më të ashpër ai e ka çdo ditë në shtëpi, duke iu referuar bashkëshortes së tij Linda Rama, duke theksuar se është opozita më e mirëpërgatitur .
“Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur. Merreni kështu siç po ua them, mund të jetë edhe më keq sesa kaq sa po them!”
“Thuhen vërdallë lloj-soj gjërash për qeverinë time, po, edhe pse jam shumë më tepër kritik me veten sesa dukem dhe e di që kjo nuk është aq e vështirë, jam po kështu krenar për gjithë punën që kam bërë me këta njerëz këtu.
Ky vit i tejkaloi pritshmëritë në nisje të tij dhe mund të themi se, së fundi, Shqipëria ka hyrë në fazën e grupeve të ligës botërore të turizmit, por ka hyrë për të qëndruar dhe për të ecur më tej.
Viti i ri do të fillojë me borxhin më të ulët publik, që kur kemi marrë detyrën dhe me parashikimin më të lartë të të ardhurave. Monedha jonë s’ka qenë kurrë më e fortë, inflacioni është në nivele normale dhe vëllimi më i madh i investimeve private që kemi pasur ndonjëherë, vendase dhe të huaja, është gati të hyjë në ekonominë e vendit ose në listën më të gjatë ndonjëherë. Paga mesatare e sektorit publik është afër nivelit tavan prej 1 000 eurosh dhe hendeku i pagave midis sektorit publik dhe privat po mbyllet më shpejt sesa parashikohej.
Ndërkohë, për herë të parë në historinë demokratike të vendit tonë, papunësia po shkon në prag të një niveli njëshifror dhe vitin që vjen, Shqipëria do të mirëpresë Komunitetin Politik Europian, një ngjarje e madhe, e jashtëzakonshme ndërkombëtare, që flet sa një mijë fjalë për imazhin e transformuar të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.
Kam edhe shumë më shumë për të thënë për vitin që po lëmë pas dhe ju e dini të gjithë, jam i sigurt, që jam më i miri për t’i zgjatur fjalimet deri në dhimbje… roli ynë, si anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pjesëmarrja jonë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, forcat tona të përbashkëta në fronte të ndryshme, moria e marrëveshjeve tona dypalëshe dhe, sërish, përparimi ynë i mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e të tjera, të tjera, të tjera...
Po mos u shqetësoni, mund t’i përmbledh të gjitha shkurtimisht me një fjalë të vetme: Përkushtim! Përkushtim absolut ndaj vendit tonë, ndaj qytetarëve tanë, ndaj miqve dhe partnerëve tanë.
Më lejoni ta mbyll me diçka të veçantë që thuhet larteposhtë: “Ai fiton, se opozita është e dobët”.
Më lini t’ju them se kjo është një gjysmë e vërtetë, pra një gënjeshtër e madhe, sepse, si burrë, isha i bekuar kur Linda ra dakord të martohej me mua. E si një rrjedhojë e paqëllimtë e këtij bekimi, ndodhi që u bëra Kryeministër me të në krah, që do të thotë, me opozitën më të ashpër. Në shtëpi!
Pa britma, pa sharje, pa shpifje, të cilat, në fund të fundit, i përballon lehtë, por me pyetje të vështira e me argumente të forta për t’u rrëzuar dhe, meqë ra fjala, ose natën vonë, ose herët në mëngjes.
Pra, nëse ka një arsye kryesore për fitoret e mia, është se jam jo vetëm i stërvitur mirë, por edhe në mënyrë të pandërprerë me opozitën më të ashpër dhe më të mirëpërgatitur. Merreni kështu siç po ua them, mund të jetë edhe më keq sesa kaq sa po them!”, deklaroi Rama./ CNA
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folur pë...
Një video po qarkullon më rrjet ku duket qartë se si n...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folu...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka treguar tre q...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një tryezë trupin...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kallëzim penal...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e partive të vogl...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falën...
Kryeministri Edi Rama bëri batuta në ceremoninë e dhën...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Rreth 1 orë e 20 minuta ka qëndruar në Prokurorinë e P...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për përplasjen me pol...
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ësh...
Në vigjilje të Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama ka nx...
Sekretari i Përgithshëm i Partisë Demokratike, Flamur ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qel...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha shkoi në spital aty ku ës...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha nga “Pallati me Shigj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...