Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan opozitës gjatë protestës së mbrëmshme.
Berisha tha se të gjithë protestuesit që janë ndaluar nga policia, do të kenë mbështetjen dhe mirënjohjen e PD-së.
Kreu i demokratëve hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe policisë për aktet e dhunës në protestë.
Gjithashtu, ai deklaroi me bindje se me 11 maj PD do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit.
Deklarata e plotë:
Sot jam para jush për të falënderuar përzemërsisht çdo qytetar që ditën e djeshme me mosbindjen e tyre civile çliruan kryeqytetin e Tiranës për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit.
Jam këtu gjithashtu për të përshëndetur përzemërsisht guximtarët Albin Cami, Julian Çela, Romario Bilo, Vlash Gjonaj, Arif Hoxha, Gëzim Sadikaj, Çlirim Kokaj, të cilët gjenden në qelitë e narkokomisariateve për revoltën e tyre të djeshme.
I garantoj se PD qëndron fuqishëm dhe me mirënjohje të pakufishme ndaj tyre.
Mosbindja e djeshme ka tmerruar gjer në palcë Edi Ramën dhe narkokraturën e tyre, prandaj dhe dje u panë shfaqje nga më të shëmtuara dhe nga më qesharaket nga mashtrues të paguar dhe kriminelë me uniformë.
Narkoshteti mbrëmë përdori mashtrues ordinerë, halucinante që shohin gra imagjinare shtatzëna që lindin në autobusë, mashtrim ky vulgar i përsëritur sa herë opozita zhvillon aksionin e saj.
Narkoshteti mbrëmë përdori patronazhistë qesharakë që indinjoheshin se u bllokuan rrugët e kreyqytetit tre orë, ndërkohë që çdo ditë, në kohë të caktuar, rrugët janë të bllokuara disa orë për shkak të Lal Vjedhësit dhe çrregullimit të madh të trafikut.
Narkoshteti mbrëmë përdori narkopolicinë me uniformë për të goditur deputetin, nënkryetarin e parlamentit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, duke e bërë atë për spital.
Për të tërhequr zvarrë protestues paqësorë që po zhvillonin revoltën e tyre të paralajmëruar.
Narkoshteti mbrëmë, i tmerruar, lëshoi nëpër studio altoparlantët dhe papagajtë e tij, opozitarët e opozitës për të deklaruar në panik se mosbindja civile nuk pati rezultate.
Por në fakt, prej këtyre mosbindjeve civile që ne kemi zhvilluar periodikisht, prej aksionit të parlamentit që kemi bërë gjatë vitit, prej protestave të përjavshme tek bashkia e Tiranës, prej qëndresës në 333 ditë në Rrugën e Shpresës, demokratet dhe demokratët kanë realizuar para Shqipërisë dhe shqiptarëve të pamundshmen dhe kjo ka terrorizuar, ka tmerruar qeverinë dhe opozitarët e opozitës.
Vetëm falë mosbindjes civile ne e rikthyem flamurin e PD.
Vetëm falë mosbindjes civile është arritur të mbrojmë votën e shqiptarëve me tre rezoluta ndërkombëtare që kanë dënuar narkoqeverinë e Tiranës, veçanërisht rezoluta e fundit e IDU, organizatë që kryesohet nga Partia Republikane që vjen në pushtet në SHBA më 20 janar të vitit që vjen.
Në këtë listë të sukseseve, së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare dhe si një dëshmi e radhës për papagajtë e qeverisë dhe opozitarët e opozitarëve, se ato që duken të pamundura për ta, PD i bën plotësisht të mundshme.
Po kështu duhet të siguroj shqiptarët se PD në këtë përpjekje, me 11 maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri.
Dua të falënderoj edhe njëherë ata dhjetëra mijëra qytetarë që morën pjesë në mosbindjen civile më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe në kushtet më të veçanta.
Dua të përshëndes përsëri të arrestuarit tanë në qelitë e diktaturës dhe t’i garantoj se autorët e burgosjes së tyre, e keqtrajtimit, do marrin të gjithë ndëshkimin e merituar ligjor./ CNA
Kryeministri Edi Rama bëri batuta në ceremoninë e dhën...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ta...
Rreth 1 orë e 20 minuta ka qëndruar në Prokurorinë e P...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për përplasjen me pol...
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ësh...
Në vigjilje të Krishtlindjeve, kryeministri Edi Rama ka nx...
Sekretari i Përgithshëm i Partisë Demokratike, Flamur ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qel...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha shkoi në spital aty ku ës...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i demokratëve, Sali Berisha nga “Pallati me Shigj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Kreu i demokratëve i pranishëm në protestë ka folur as...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, është lënduar në protes...
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka humbur ndjenjat në ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë në protestë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilëso...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...